• |
ide | kryesore

Juve-Raiola: goditja e madhe e verës është Donnarumma

Sport



Gigio Donnarumma është i lidhur me Milan deri në 30 qershor 2021. 18 muaj ende, pak për klubin kuqezi për tu ndjerë i mbuluar. Lidhja sentimentale mes portierit dhe klubit nuk është në diskutim, Donnarumma vetë ka dhënë prova, por paqartësitë e të ardhmes së klubit, jo vetëm në nivel sportiv, por edhe ekonomik, e bëjnë të mundshëm skenarin e një ndarja të ardhshme. Drejtuesit milanistë kanë përballuar tashmë temën e rinovimit me Mino Raiola, por menaxheri i Donnarumma ka marrë kohë, duke e ditur se për të asistuarin e tij ka interesim të fortë nga shumë klub europiane. Mni të gjithë, Juventus që është gati të kthehet në sulm në verë me një propozim interesant: kontratë pesëvjecare prej 9 milionë në sezon, të destinuar të ngjiten me kalimin e kohës.

Juventus, po punon për rinovimin e Szczesny (edhe polaku shkon në skadencë në qershor 2021) më tepër për të patur mundësinë të lëvizë në merkato me forcë. Me Donnarumma bardhezinjtë do të nisin një fushatë të vërtetë rinimi të skuadrës. E favorizojnë operacionin raportet e mira mes klubit bardhezi e Mino Raiola: pas operacionit De Ligt të vitit të kaluar, Paratici ka vendosur të marrë portierin milanist, duke hequr dorë kështu nga Paul Pogba, që në këtë mënyrë është i destinuar të transferohet tek Real.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *