• |
ide | kryesore

Në “Oscar” mbërrin dhe “Delegacioni” shqiptar (VIDEO)

F1, Paparazzi



Për Bujar Alimanin nuk është hera e parë që filmat e tij nominohen për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oscar Academy Awards”, por shresojmë që këtë rradhë të vlejë shprehja ‘e treta e vërteta’.
Filmi “Delegacioni” me regji të tij edhe me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë edhe vlerësimit, si “Filmi më i mirë i gjatë” në Festivalin e Triestes është përzgjedhur nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oskar” në kategorinë për “Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPAS.
Ndërsa, për të njëjtën kategori Kosova ka përzgjedhur filmin “Zana” me regji të Antoneta Kastratit.
Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.
Oscars do të transmetohen në ABC më 9 shkurt (10 shkurt, ora 12:30 pas mesnatës me orën tonë lokale).

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *