• |
ide | kryesore

Roma shkatërrohet përpara se të luajë me Juventus: nëntë lojtarë në infermieri

Sport



Ndërsa tifozët verdhekuq presin me padurim kalimin e pronësisë nga Pallotta tek Friedkin, 2020 e Romës nuk është se ka nisur në mënyrën më të mirë: në fillim humbja në Olimpico me Torino e pastaj lista e gjatë e dëmtimeve, sepse në prag të përplasjes me Juventus nga infermeria në Trigoria nuk vijnë lajme të mira. Më i rëndë është dëmtimi i Mkhitaryan, që ka ndjerë një problem muscular që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për një tjetër muaj, por kundër kampionëve të Italsië ata që ngrenë flamurin e bardhë janë shumë.

Duke nisur nga Pastore që nuk do të kthehet në fushë përpara fundit të muajit, duke kaluar tek Santon (lesion muskular) e Kluivert (jashtë nga nga dhjetori për një edemë muskulare që po kthehet në mister), deri tek Antonucci, që dje ka marrë një goditje në kavilje, e pa harruar Zappacosta, që kthehet vetëm në pranverë e Cristante, që po rikuperohet dhe sapo është kthyer me grupin.

Në dyshim të madh për ndeshjen me bardhezinjtë është edhe Fazio, që vuan nga një problem muscular, si dhe Spinazzola, prej dy ditësh në shtëpi për shkak të një sindrome gripale. Lajmi i vetëm i mirë për teknikun Fonseca vjen nga Nicolò Zaniolo, që ka një lëndim mes kofshës dhe gjurit për shkak të një goditje të marrë në ndeshjen kundër Torinos, por që kundër bardhezinjve do të jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *