• |
ide | kryesore

Video/ Ish-kampionët e Europës tregojnë veten: Karagunis mposht Turqinë

Sport, Video



Formacioni i 2004 i Greqisë historike, e shpallur kampion Europe, ekzaltohet sa herë mblidhen bashkë, duke treguar veten edhe në sfidën e dytë gjysëmfinale të turneut të bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”. Një gol i Karagunis likuidon Turqinë, duke cuar helenët në finale përballë Italisë.

Herën e fundit që ky formacion ka zbritur në stadiumin e kryeqytetit, atëherë të quajtur Qemal Stafa, Greqia nuk ka kujtime të mira edhe pse vinte si kampion kontinental nga Portugalia. “This is not Portugal” ishte parrulla emblemë e asaj fitore 2-1 të Shqipërisë, për fatin e Greqisë këtë herë ishte përplasur me Italinë në gjysëmfinale.

Në një ndeshje të ekuilibruar, edhe pse Turqia i kishte zgjedhjet e limituara me vetëm formacionin titullar, vendosi një 11 metërsh i shndërruar në gol nga Karagunis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *