• |
ide | kryesore

Video/ Italia e De Biasit mund Shqipërinë me penallti

F1, Sport, Video



Shqipëria nuk shkoi në finalen e turneut të bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, por bashkë me seleksionet e Italisë, Turqisë e Greqisë ia dolën të japin mesazhin e duhur, duke përmbushur qëllimin, për të dhënë një tjetër kontribut për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit.

Kuqezinjtë e viteve 2000 kanë luajtur gjysëmfinalen e tyre kundër Italisë, që trajner kishin ish-trajnerin kuqezi Gianni De Biasi. Në 35 minutat e lojës, sipas rregullores skuadrat barazuan 1-1: avantazhit të
Esposito i është përgjigjur Bogdani, por nga pika e bardhë italianët u treguan më të saktë, duke u kualifikuar 3-2.

Tre 11 metërshat që vendosnin fatin e ndeshjes u realizuan nga Skela e Aliaj, të cilëve iu përgjigjën Carbone e Bonani, ndërsa gabimin vendimtar për kuqezinjtë e bëri Klodian Duro!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *