• |
ide | kryesore

Video/ ‘Kalin e Trojës’ e përdor Italia: një autogol i jep trofeun De Biasit ndaj Greqisë

F1, Sport, Video



Italia fiton trofeun e bamirësisë luajtur në Air Albania, duke mundur 1-0 Greqinë në ndeshjen finale. Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi, triumfoi falë një autogoli të realizuar në minutën e 23-të, duke fituar kështu trofeun e turneut “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”!

Italianët që në gjysëmfinale eliminuan me penallti Shqipërinë, ka arritur të marrin suksesin edhe përballë grekëve, që pasi kishin eleminuar Turqinë me golin e Karagunis, u ndëshkuan në finalen me Azzurri nga një autogol, i sforcuar nga inisiativa e Zaccardo në krahun e djathtë.

Turneu i bamirësisë i organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, të gjithë të ardhurat e grumbulluara, do ti cojë për familjet e prekura nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *