• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shpërthimi spektakolar i vullkanit në Meksikë (mos e humbni)

F1, Planet



Shpërthimi spektakolar i një vullkani është filmuar nga kamerat. Kanë qenë disa banorë afër vendit ku shpërtheu vullkani që e kanë filmuar dhe raportohet se asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Vullkani “Mali i tymosur” shpërtheu të enjten duke nxjerrë në sipërfaqe llavën, krijoi një re të madhe hiri dhe copat e shkëmbinjve arritën deri në 3.000 metra në qiell. Sipas autoriteteve, të gjithë njerëzit që banojnë 12 km larg vendit ku shpërtheu vullkani, duhet të evakuohen menjëherë.

Ky vullkan që ka trazuar verilindjen e Meksikës ditën e djeshme, cilësohet si një prej vullkaneve më aktivë në vend, që mund të rrezikojë edhe botën. Kjo pasi në një rreze prej 100 km jetojnë mbi 25 milion njerëz, që mund t’u rrezikohet jeta. “Mali i tymosur” është një vullkan aktiv, 70 km në jug-lindje të kryeqytetit, Mexico City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *