• |
ide | kryesore

Zbardhen detajet/ Snajperi që vrau Kastriot Reçin, u vodh në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Snajperi i markës italiane “Sabatti” që u përdor për të ekzekutuar Kastriot Reçin pak ditë më parë në Rrëshen, është vjedhur në shtëpinë e një shtetasi kosovar nga Rahoveci. Ky informacion është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët e Kosovës, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar si e vjedhur disa ditë më para se të ndodhte ekzekutimi mafioz i 47-vjeçarit Reçi.

Pronari i armës, nga Rahoveci, ishte i pajisur me lejen përkatëse me pretendimin e përdorimit si armë gjahu. Në fakt edhe vetë kompania italiane që e ka prodhuar këtë armë, e reklamon atë si një armë të sofistikuar gjahu, duke e shitur atë në vende ku lejohet.

Arma e pajisur me dylbi dhe silenciator mund të qëllojë në një distancë deri 200 metra, dhe është e çmontueshme në të paktën 3 pjesë.

Fakti që vjen nga Kosova është një element i ri, shumë i rëndësishëm tek hetimet.

Siç u pa edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, Reçi pak momente para vrasjes ka zbritur nga një makinë “Benz”, më pas ai është takuar me një grua dhe një fëmijë përpara lokalit të tij. Në orën 10:56 minuta, ai është qëlluar nga 150 metra distancë me një plumb në zemër nga kati i 9-ë i në pallati.

Pasi ka kryer vrasjen, autori ka dalë nga godina, i veshur si grua. Më pas ka hedhur paruken, pelerinën, dhe këpucët. Tashmë hetuesit tashmë kanë në duar armën, dhe janë të sigurtë se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë. Ndërkaq, ka shumë elementë të tjerë që duhen hetuar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Tv Klan



1 Comment

  1. atehere qenka gjetur… kur u vodh kur u testua, kur u kolaudua… i bie qe i zoti i armes ka lidhje me vrasjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *