• |
ide | kryesore

E talli si lojtar e mundi si trajner: Liverpool i Klopp krijon humnerë pas tij

Sport, Video



Liverpool nuk njeh kundërshtarë në Premier League dhe vazhdon të jetë skuadra e vetme pa humbje e kampionatit, duke fituar 20 nga 21 ndeshjet e diskutuara. Këtë herë viktimë e pushtetit të Reds ka qenë Tottenham i Jose Mourinho: portugezi pasi u tall nga Jurgen Klopp për të shkuarën e tij si futbollit, u mund edhe si trajner në përplasjen direkte me gjermanin.

Vendosi ndeshjen delikate një gol i Firmino në minutën e 37, që e mban skuadrën e Merseyside të pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit në Londër. Reds kanë arritur të marrin 6 fitore dhe 3 barazime, ndërsa 1-0 me të cilin likuiduan Spurs fiksoi suksesin e katërt radhazi në kryeqytetet. 61 pikë për Liverpool, që përfiton plotësisht nga humbja pak orë më parë e Leicester, duke rritur diferencën në +16 nga ndjekësi më i afërt.

Në sfidën e radhës Liverpool do të presë Manchester United në shtëpi, ndërkohë që Tottenham do të jetë mysafir ndaj Watfordit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *