• |
ide | kryesore

“Flamurtari ka rënë, u aprovua ai fond sepse ka pengesë ligjore”: Sokol Kushta pesimist për të ardhmen e klubit

Sport



Vetëm 6 pikë, vendi i fundit në renditje, lojtarë të pakënaqur e të papaguar dhe e fundit tallja me aprovimin e një buxheti qesharak prej 10 milion lekësh (të vjetra) nga Bashkia Vlorë. Një prej atyre që e votuan këtë shifër është një legjendë e Flamurtarit si Sokol Kushta, i cili shpjegon se ligji e ndalon sponsorizimin e një klubi që administrohet nga të tjerë e se aprovimi i saj duhet parë si ndihmë juridike për të ardhmen, kur të kalojë ligji për sportin: “Ka një problem për Flamurtarin që të marrë buxhetin nga Bashkia – shpjegoi Kushta – Klubi ka një kontratë dy vjeçare me sponsor dhe është ai që duhet të përgjigjet për financat e klubit, sepse bie ne ndesh me ligjin. Unë do të doja që Flamurtari të merrte jo 400 milionë po 1 miliardë, por cështja është si thotë ligji. Në dijeninë time Sinan pret ligjin për sportin, por cështja duhet parë edhe më thellë. Puna është cfarë plani ka ai për ta ringritur klubin. Të jemi të qartë 10 milionshi nuk është ndihmë financiare, por është ndihmë juridike për ligjin për sportin”

Me 15 pikë nga zona e Play-Out, që pak të bëjnë të shpresosh, për Flamurtarin gjërat duken të vendosura edhe për një optimist si Kushta. Cështja që mbetet tani është si do të ngrihet klubi, sepse rënia është e pashmangshme: ”Unë jam gjithnjë optimist për gjërat, por këtë herë jam më shumë se pesimist. Flamurtari do rrëzohet e ajo që duhet të kemi parasysh është si të ringrihemi, që kjo situatë të mos përsëritet më”.

Zgjidhja e vetme për Flamurtarin, sipas Kushtës, është ligji i sportit, si e vetmja mënyrë që të rritet interesi për sponsorizimet, e provuar kjo tek vendet fqinje, konkretisht Kosova. Megjithatë, për ish-kampionin vlonjat nuk mjafton vetëm ligji, por edhe mënyra e ndërtimit të klubit, që është koha ti hedhë sytë nga Akademia: “Ky është një futboll me paterica, ka nevojë për një ndryshim rrënjësor që të ecim përpara. Është e qartë se pa Bashkitë që japin para futbolli do të kishte marrë fund. Duhet të imitojmë Kosovën, që me ligjin e sportit bëri ndryshimin. Pasatj duhet ti shohim gjërat edhe tek vetja, me mënyrën si punojmë. Flamurtari nuk ka asnjë lojtar vlonjat dhe kjo është katastrofë. Akademia dhe projektimi i të ardhmes mund të ringrejë klubin, nuk eshte zgjidhje fondi i emergjencës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *