• |
ide | kryesore

Inter çmendet në merkato: Young nuk grumbullohet nga United, Giroud e Eriksen një hap larg

Sport



Solskjaer dorëzohet dhe përgatitet ti japë lamtumirën Ashley Young. Pavarësisht deklaratave fasadë (“Kapiteni ynë nuk do të niset në janar”), tani flasin faktet. Mbrojtësi i majtë nuk rezulton në të grumbulluarit për ndeshjen e ardhshme të Manchester United kundër Norwich. Një indicje që mund të përfaqësojë zhvillimin e shpresuar nga kuqezinjtë për këtë tratativë. Sipas Manchester Evening News, Young ka arritur një akord me Inter e dëshiron të transferohet menjëherë në Itali.

Për momentin nuk është ende e qartë nëse cështja do të mbyllet në janar. E vetmja gjë e sigurtë, sipas medias britanike, është se Young ka zgjedhur Inter për të ardhmen. “Ashley dëshiron të shkojë të luajë në Serie A përpara fundit të merkatos së janarit – tregon Manchester Evening News -. Për sfidën kundër Norëich kapiteni do të jetë një mes Maguire e Rashford e Brandon Williams mund të luajë në krahun e majtë”.

Në shënjestër të Marotta në këtë sesion merkato nuk është vetëm lojtari i krahut i United. Zikaltrit në fakt vazhdojnë të ndjekin me kujdes situatën e Olivier Giroud e Christian Eriksen. Për sulmuesin e Chelsea tratativa është në fund (distanca mes kërkesës e ofertës është zvogëluar në 1 milionë euro) e mund të kompletohet në fillim të javës së ardhshme. Për mesfushorin e Tottenham, Inter Nuk tërhiqet, duke ruajtur presingun konstant, që nënvizon interesimin e madh për lojtarin. Për momentin oferta e Marotta për Spurs është 15 milionë euro plùs bonus e në ditët në vijim mund të ketë zhvillime të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *