• |
ide | kryesore

Në Turqi, si Turqia: Partizani bën përshëndetjen ushtarake, por është i justifikuar

Sport



Një përshëndetje ushtarake, që e bërë nga Turqia në ndeshjet kualifikuese kundër Shqipërisë dhe Francës krijoi shumë polemika, por që këtë herë është e destinuar të mos bëjë zhurmë: futbollistët e Partizanit e kanë bërë gjestin jashtë fushës së lojës, në një vend plotësisht të justifikueshëm për një përshëndetje të tillë…përpara një beteje në paintball.

Partizani vazhdon mini-fazën përgatitore në Antalia, por pas miqësores së humbur 1-0 kundër Trabzonspor, ka qenë momenti për tu relaksuar përmes argëtimit. E kështu, loja e preferuar e ‘komandove’ të kuq ka qenë një betejë në Paintball, ku skuadrat blu dhe të kuqe i kanë dhënë jetë një ‘luftimi’ ku nuk kishte fare rëndësi fituesi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *