• |
ide | kryesore

Servilizmi ndaj Erdoganit/ Si u kap në gënjeshtër Sandër Lleshi

-Instant, Kryesore

Ministrit të brendëshëm Sandër Lleshaj nuk i mbetet veçse të gënjejë, për vendimet e paligjshme që mer shefi i tij. Kështu ka ka bërë edhe të premten në mbrëmje kur është përballur me skandlin e deportimit të paligjshëm të mësuesit gylenist, babait të katër fëmijëve, Harun Çelik.

I pyetur në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi mbi ligjshmërinë e këtij dëbimi, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se dëbimi i Çelik ishte amplifikuar nga media, që sipas tij kishte publikuara shumë fakte të pasakta dhe inekzistente.

Ministri shtoi se shtetasi turk nuk kishte bërë kërkesë për azil me shkrim dhe për këtë shkak, dëbimi i tij nga Policia e Shtetit ishte i ligjshëm.  “Ne nuk kemi asnjë dokument, të paktën kaq sa unë jam informuar, nga Polica e Shtetit, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që qytetari turk ka aplikuar apo ka kërkuar azil,” tha Lleshaj.

“Kërkesat për azil nuk janë verbale, kërkesat për azil janë të shkruara dhe unë nuk di që të ketë patur një dokument të tillë,” shtoi.

Por agjensia BIRN që është marrë në mënyrë të thelluar me këtë skandal ka parë ligjin nga i cili rrezulton se ministri Lleshaj nuk ka thënë të vërtetën.

“Ndryshe nga sa pretendon ministri Lleshaj se kërkesa për azil duket të paraqitet me shkrim, ligji 121/2014 “Për azilin” shprehet qartë se kërkesa për azil mund të bëhet në çdo lloj forme në vendin tonë.

“Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar,” thuhet në Nenin 3 të ligjit.

Dhe është e mjaftë të rishikohet edhe njëherë videoja e deportimit të tij që qarkulloi në të gjitha mediat ku fjalët Azil Azil dëgjohen qartë.

Edhe avokati i tij pohon se Çelik e kishte hedhur këtë hap, prandaj alibia që ka thënë publikisht ministri Lleshaj, se ai nuk ka gjetur dokument me shkrim për kërkesë azili, është një manipulim sepse mësuesi gylenist mund ta ketë bërë kërkesën në një nga format e tjera që parashikon ligji shqiptar.

Natyrisht Sandër lleshaj e di këtë gjë, por ai detyrohet të mashtrojë sepse vendimi për deportim është një akt ekstra ligjor që është vendosur sipër tij, nga marëdhënia okulte Rama Erdogan.

Në maj 2018, një një intervistë me Ilva Taren në Ora News, Rama i pyetur për rrjetin FETO e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

Intervista video/ Rama merr krahun e Erdoganit kundër Gylenistëve

Ndonëse vetë Fetullah Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit, ku mbetën të vdekur 250 qytetarë dhe ndonëse të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara, Rama është rreshtuar përkrah Erdoganit.

Pikërisht ky kurs i ndryshëm nga të gjitha vendet perendimore ka përcaktuar edhe vendimin e deportimit të mësuesit Harun Çelik. Ai nuk ka pyetur as për konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar Shqipëria (për të mos dorëzuar një njeri në një vend që mund ti rrezikohet jeta ose të keqtrajtohet) dhe as për vetë ligjin e këtij vendi.

Dhe pikërisht për këtë Sandër Lleshajt si mbetej veç të gënjente të premten në Kapital.

©Lapsi.al

 

14 Comments

  1. BRAVO STAFI TE LAPSI.al JAN MBI 1.5MILION SHQIPETAR NEPER BOTE QE KAN KERKUAR AZIL NE ASNJE VENDE NE BOTE NUK TE THOT SHKRUEJ NJE LETER PER AZIL,MJAFOTON VETEM TE THUESH AZIL ME GOJE OSE EDHE ME I NGRIT DUART LART MJAFTON ,POR PER ERDOGAN KARIN KY SANDER LESHI DHE EDI KARI E KAN BERE KETE KRIM DHE TURP

  2. Sander Lleshi ky ” erudit” qe nuk e ditka se si kerkohet azili …. po ky ska as fytyr as marre … prej ketij tip edhe turpi vete turperohet

  3. Po fol o lesh buzpidhi, ju pabesine e keni ne gjak por beses i kendoni bukur. Gjindje e ndyre e keni kaluar me kohe te pabesueshmen, jeni mbi mbinatyralen.

  4. O Llesh po ty po te dalin pergjimet ne gazet cdo dit per cdo ceshtje ti h thua policve mos jepni deklarata ne media o funksionar Amator jep dorheqjen neri amator

  5. Leshaj; ne nuk kemi nje kerkese te paktën sa jam informuar une-
    O idjot minister si mund te flasesh me po ose jo….o je ti i informuari o s’eshte njeri tjeter.
    Palaço surrat palaço mendime. S’te vjen turp. E vrave ate te gjorin per disa shtepi te qelbura qe do ndertoje sulltani. Urrejtje per ty dhe ate mortjen qe te udhezon ty!

  6. Leshaj; ne nuk kemi nje kerkese te paktën sa jam informuar une-
    O idjot minister si mund te flasesh me po ose jo….o je ti i informuari o s’eshte njeri tjeter.
    Palaço surrat palaço mendime. S’te vjen turp. E vrave ate te gjorin per disa shtepi te qelbura qe do ndertoje sulltani. Urrejtje per ty dhe ate mortjen qe te udhezon ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu