• |
ide | kryesore

Valverde e ka mbyllur me Barcelonën: prezantohet oferta për Xavi

Sport



Mes Barcellona e Xavi kontaktet vazhdojnë të shpeshta. Lajmin e bërë të ditur RAC1, radio katalanase që një ditë më parë ‘zbuloi’ blitzin e drejtuesve të klubit (drejtori sportiv Eric Abidal e Ceo Oscar Grau) në Doha për të folur me ish-flamurin blaugrana: oferta që i është prezentuar Xavi është për dy sezone e gjysëm.

Për këtë motiv, drejtuesit janë ende në Katar për të kërkuar të marrin aprovimin e ish-mesfushorit, që më pas të negociojnë me Al Sadd, skuadra që aktualisht stërvitet nga Xavi, zgjidhjen e kontratës. Humbja në Superkupën e Spanjës kundër Atletico Madrid, në përfundim të një ndeshje të dominuar, por ku ndikoi një tjetër blackout (si ndodhi kundër Liverpool), ka bindur drejtuesit të ndryshojnë kurs, nëse jo menjëherë, sigurisht që në verë.

Valverde për momentin duhet të qendrojë në vendin e tij, por të hënën është në program një takim mes drejtuesve e nuk përjashtohen surprizat. Barça zyrtarisht ka konfirmuar Valverde, që ka besimin e dhomave të zhveshjes: me të në pankinë katalanasit kanë fituar dy kampionatet e fundit, me mundësinë që këtë vit të bëjë tris në tre vjet, si ka bërë vetëm Guardiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *