• |
ide | kryesore

Video/ Handanovic i shpëton fytyrën Inter: zikaltrit në krye, por rrezikojnë të humbasin nga sytë Juventus

F1, Sport, Video



Inter shkëputet një pikë përpara Juventus në krye të Serie A, por barazimi në San Siro 1-1 kundër Atalanta, nuk i garanton zikaltërve pozicionin, në kohën kur kampionët e Italisë duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre. E megjithatë u luajt një ndeshje e bukur në San Siro me Inter që luajti më mirë në pjesën e parë, por që duhet të falenderojnë një super Handanovic, që në fund priti penalltinë e fitores së mundshme Muriel.

Nisje fantastike e Inter: shtyllë e Lukaku pas 22 sekondash, ndërsa ofensiva milaneze ushtroi presion të jashtëzakonshëm ndaj mbrojtjes bergamaske. Djimsiti nuk arrin të stabilizojë repartin, sepse në minutën e 4 Lautaro, rrëmbeu një top dhe me të djathtën mposhti Gollinin. Më mirë Inter, që dominon pothuaj gjithë pjesën e parë: Palomino shpëtoi golin e 2-0 në linjë, në goditjen e Martinez, që shkoi në dy raste pranë dygolëshit personal.

Ndeshja ndryshoi në pjesën e dytë, me hyrjen e Malinovskyi për një Zapata të fikur. Atalanata nis sulmet në kërkim të barazimit, që e gjeti me Gosens, që pasi shmangu Candreva, theu edhe tentativën e Handanovic. Bergmaskët janë më të freskët dhe Malinovskyi fitoi 11 metërsh për një faull naiv të Bastoni. Por Handanovic priti goditjen nga pika e bardhë të Muriel, i futur në fushë në vend të Pasalic. Inter shkon +1 ndaj Juventus, në pritje të supersfidës në Olimpico mes Romës e Zonjës së Vjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *