• |
ide | kryesore

Video/ Mandzukic shënon golin e parë me Al Duhail: festimi i gjithi në stilin ‘Mario’

Sport, Video



Në një karrierë të ndërtuar me gola, mes Kroacisë, Gjermanisë, Spanjës e Italisë, vështirë të mendosh se nuk do ta bënte në një kampionat jo të nivelit të parë si ai në Katar. Mjaftuan pak ditë dhe SuperMario u shfaq. Pak me vonesë, sepse një gol ia anulloi VAR në debutim, por kroati filloi të lërë gjurmë me Al Duhail, klubi i Dohas që ka marrë nga Juventus në janar atë dhe koreano veriorin Han.

Nën kampioni i botës ka realizuar golin e avantazhit, në fitoren 2-0 për skuadrën e tij, në ndeshjen e Kupës së Princit të Katar kundër Al Sailiya, duke u kualifikuar në finale të torneut. Një gol i festuar në stilin e Mandzukic. Pa vrap të shfrenuar, pa buqëqeshje, por vetëm një britmë: për skena duhet të parë tjetërkund, sepse SuperMario është vetëm konkretizim. Si dëshmon postimi në Instagram pas ndeshjes: tre foto me shokët e skuadrës, ndonjë hashtag e asnjë gërmë koment. Por dihet, Mandzukic është i tillë, flet vetëm në fushë.

View this post on Instagram

@duhailsc #qatar #neverstop #stepbystep #mm17?

A post shared by Mario Mandžukić MM 17 (@mariomandzukic) on




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *