• |
ide | kryesore

EMRAT/ Të arrestuar për abuzime me ndërtimet në Durrës, gjykata jep masën e sigurisë

Lajme, Të fundit



Punonjësit e policisë së Qarkut të Durrësit dhe ata të pushtetit vendor dolën para togave të zeza dhe u njohën me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi për 10 prej të arrestuarve lirimin dhe dhënien e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa për 8 prej tyre dha masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë Prokurori i çështjes ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të arrestuarit.

Përkatësisht Gjykata e Durrësit vendosi:

-Besnik Domi pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Sami Xhafa pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Marius Shahini pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Nikoll Marku pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Julian Kacadej pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Dritan Koçi pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Paulin Meta pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Qerim Doka pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Gjon Zefi pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Astrit Nuri pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Dëshir Dakoli arrest me burg

-Petrit Neziri arrest me burg

-Ermand Petova arrest me burg

-Gjergj Gërco arrest me burg

-Agim Osmani arrest me burg

-Haxhi Sherra arrest me burg

-Ndriçim Shika arrest me burg

-Adem Lika arrest me burg

-Gani Dama (i shpallur në kërkim)

Ata u arrestuan të enjten në mbrëmje pas përgjimeve disa mujore.

Një pjesë e tyre kishin krijuar një mekanizëm për të përfituar para dhe lejonin të ndërtohej paleje, ndërsa të tjerët nuk verifikonin ankesat e banorëve duke i fshehur ato.

Mësohet se Prokuror i çështjes që heton çështjen është Afrim Shehu dhe gjyqtari që vendosi për masat është Paulin Cera.

Ndërkohë në nisje të seancës së sotme për dhënien e masave të sigurisë, një prej të arrestuarve, specialisti në policinë e shtetit Agim Osmani shfaqi problem shëndetësor dhe u shoqërua për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në sallë munguan dy nga të akuzuarit, një specialist që përfaqësohet nga avokati i tij dhe polici Gani Dama i cili është shpallur në kërkim./abcnews.al



4 Comments

  1. JA DHE TOLLUMBACI U SHFRY . NE FUND TE GJITHE DO MARRIN DEMSHPERBLIM .
    KY FENOMEN KA ZAPTUAR GJITHE SHQIPERIN DHE KETA NE VEND QE TA BENIN SHEMBULL U JAPIN KURAJO TE TJEREVE . TE QIFSHA VETINGUN . PO PSE BEHET VETING ME KURVAT DHE NGA KURVAT ?
    NUK BEHET KY VEND NGA KURVAT JOOOO ………… PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU…………

    1. Ke te drejte ik shikoni ca behet ne bashkite e vogla si Tepelene , permet , librazhd , kucov etj . Por akoma edhe me keq jane bashkite qe jane afer tiranes si rrogozhine , kavaj ,peqin , vore ,shijak etj . Pa folur per veriun qe eshte bordello fare . Po behet nami me nderitme pa leje dhe sidomos tani pas termetit qe duhen ndaluar rreptesisht . Leku nuk njeh parti as rregull

  2. Ne rast emergjence dergoni denoncim te rilindja.al ose ediramagishtiimesem.com.net.al Ankesat tuaja do i trajtoje Taulant Balla dhe Ulsi Manna. Ne votimet e ardhshme dyfishojme votat. Marrim 150 deputete nga 140 te mundshem. Mami i Lalit do beje 2 dasma te tjera me pension. Termetin e shkaktoi Saliu
    Me respekt Elisa Spirop…

  3. Ne shqiperi ndertohet vetem me leje dhe ortak me rilindjen se duhet te besh pak si lavatrice ske ci ben…leku modh po vidhet dhe pastrohet. burgjet jane per koqet qe besuan dallavet dhe shiten voten per nji cap buk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *