• |
ide | kryesore

Foto/ Roma, dëmtohet keq Zaniolo: del nga fusha në lot

Sport



Roma në ankth për Niccolò Zaniolo. Mesfushori verdhekuq pas 30 minutash lojë në Roma-Juventus ka dalë nga fusha në lot për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë: Pas një depërtimi fantastik prej gati 40 metrash, 20 vjecari pëson një faull nga De Ligt, por më tepër duket sikur e vendos këmbën keq në tokë. Kërkon menjëherë zëvendësimin talenti roman, ndërsa nga fusha ka dalë me barelë dhe i transportuar në Villa Stuart për kontrollet e para: frika është për një dëmtim në gju.

Dëmtimi, për dinamikën e tij (e në stdiumin ku ndodhi), kujtoi atë të Ronaldo në Lazio-Inter të Kupës së Italisë në 12 prill 2000: në atë rast Fenomeni këputi tendinën rotuleo, që e kishte operuar 5 muaj më parë. Në stadium, ka asistuar dëmtimin e Zaniolo edhe tekniku i Italisë Mancini, që pret tashmë me ankth rezultatin e kontrolleve, në prag të Euro 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *