• |
ide | kryesore

Gasperini i tërbuar: “Ajo që ndodhi me Toloi, episod i rëndë”

Sport



“Më vjen keq sepse meritonim fitoren”, me këtë koment tekniku i Atalanta Giampiero Gasperini, tregon gjithë dëshpërimin e tij pas barazimit në San Siro me Inter. Tekniku i bergamaskëve i referohet natyrisht penalltisë së gabuar nga Muriel në finale: “Mendonim se kishim gjetur ekzekutuesin tonë të pagabueshëm, por u tregua i aftë Handanovic që nuk i bën për herë të parë këto arritje”.

Normalisht, pasi përmend atë që kishte në dorë skuadra e tij për të marrë rezultatin, tekniku nuk mund të harrojë atë episod që mund ti kishte ndryshuar ndeshjen. Penalltia e padhënë, shoqëruar me kartonin e kuq, që nuk u dha për faullin ndaj Toloi: “Nuk e di përse nuk e dhanë… Këto gjëra janë të shëmtuara dhe të rënda, janë këto episode që i heqin vlerën Var: ishte një rast krejtësisht flagrant”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *