• |
ide | kryesore

Goditje e rëndë për Barcelonën: Suarez operohet, humb sezonin

Sport



Mendohej javë, por në fakt janë muaj, katër për të qenë më preciz. Luis Suarez do të humbasë praktikisht sezonin. Qendërsulmuesi i Barcellona është operuar sot dhe komunikata mjekësore e publikuar nga klubi katalanas pas ndërhyrjes së suksesshme, ka dhënë kohë rikuperimi shumë ndryshe, nga ato që mendoheshin përpara.

NGA JAVË NË MUAJ — Deri dje mendohej 4-6 javë ndalesë për Suarez, duke e konsideruar të thjeshtë pastrimin e gjurit përmes artroskopisë. Me sa duket, gjendja e gjurit ishte shumë më e keqe se parashikohej dhe uruguajani do të humbasë gjithë sezonin.

SEZON I MBYLLUR — Duke përjashtuar ndonjë rikuperim të cuditshëm, Suarez mund të kthehet në fushë në mes të majit, kur nga fundi i La Liga mbeten 2-3 javë. Do të ketë kaluar finalja e Copa del Rey. Ajo e Champions League, ku në 1/8 blaugrana do të sfidojnë Napoli, është e fiksuar për në 30 maj, kështu që teorikisht mund ta luajë, nëse Barça shkon në Stamboll. Kështu, me Dembélé gjithashtu të dëmtuar nuk përjashtohet që katalanasit të ndërhyjnë në merkato për të mbuluar rolin e qendërsulmuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *