• |
ide | kryesore

Juventus kampion dimri: Roma digjet nga Demiral e CR7

Sport, Video



Kampionë dimri në Romë. Juventus nuk e lë rastin ti humbasë dhe përfiton nga ndalesa e Inter një ditë më parë, për tiu shkëputur dy pikë në krye të klasifikimit, pas fitores 1-2 në Olimpico kundër Romës. Vendosën Demiral e Cristiano Ronaldo në pjesën e parë, ndërsa Perotti vetëm sa i jep shpresë verdhekuqve.

Me shumë mungesa për shkak dëmtimesh, Roma ishte e kuptueshme deri diku në atë nisje katastrofë ku Demiral e Cristiano Ronaldo i dhanë avantazhin e shpejtë bardhezinjve: mbrojtësi turk shënoi në minutën e 3 dhe Ronaldo në të 10 me 11 metërsh, pas një faullit ndaj Dybala brenda zonës. Nuk kishte fillim më të keq për Romën, ndërsa Sarri humbi Demiral të dëmtuar, duke rikthyer në fushë De Ligt.

E njëjta situatë edhe për Romën, me Fonseca që pa ti dëmtohet ylli i skuadrës Zaniolo, pas një inkursioni spektakolar. E megjithatë Roma e pjesës së dytë e vuri në vështirësi Juventus, që kishte mundësi ta mbyllte ndeshjen, por edhe të barazohej, sepse pas penalltisë së sinjalizuar nga VAR për prekje me dorë të Alex Sandro, verdhekuqtë kishin mundësi të tjera të pashfrytëzuara.

Në fund të pesë minutave shtesë bardhezinjtë e panë veten me 48 pikë në krye të Serie A pas gjysmës së parë të kampionatit. Inter tashmë është i dyti me 46, ndërsa Lazio që ka një ndeshje për të rikuperuar është në kuotën e 42 pikë, pas vrapimit prej 10 fitoresh radhazi.

ITALY – SERIE A
Udinese 3 – 0 Sassuolo
Fiorentina 1 – 0 SPAL
Torino 1 – 0 Bologna
Sampdoria 5 – 1 Brescia
Verona 2 – 1 Genoa
Roma 1 – 2 Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *