• |
ide | kryesore

Korrupsioni me tendera – një shtet paralel brenda shtetit!

Lajme, Të fundit



Nga Jorida Tabaku, ish-deputete e PD

Nuk ka sjellje më kriminale se sa grabitja e çdo prone e pasurie publike nga kjo qeveri. përmes tenderave, koncesioneve, ligjeve soeciale e favore ndaj një grupi të favorizuar që sot de facto po qeveris.

Partia Demokratike ka denoncuar në këto 6 vite afera korruptive të cilat nëse do të ishin hetuar do të kishin vënë para drejtësisë këdo qe i ka ideuar, firmosur e miratuar. Por, në morinë e aferave korruotive ajo me tenderimet është nga më skandalozet.

Gjatë vitit 2019 qeveria ka kryer 5721 tendera nga te cilet 38,5% e tyre janë dhënë pa gare, që do të thotë pothuajse 1 në 2 tendera jepet pa garë, duke shkelur ligjin e duke grabitur buxhetin e shtetit. 230 mln euro jepen pa gare i jepen miqve, janë të paracaktuara.

Nëse do të ishte zbatuar ligji për ofertën më të ulët atëhere do të ishte kursyer 38,5 mln euro të mjaftueshme për një fond emergjencash për të perballuar situata si ajo e 26 nëntorit. Për vitin 2019 procedurat e tenderimeve ku vlera e fondit është e barabartë me vlerën e kontratës është thuaje 50% e procedurave. Kjo do të thotë që 1 në 2 tendera janë paradakordësuar mes qeverisë dhe kompanisë ofertuese dhe pikërisht kjo është një nga pikat më të nxehta në gjithë raportet ndërkombëtare.

Kjo qeveri ka ngritur një shtet paralel të korrupsionit dhe shkeljeve që i kushton shqiptarëve mbi 230 mln euro nga tenderat vetëm në 2019. Shkeljet e tenderave nuk lidhen vetem me ofertat e pakërkuara ose konkuruesit e vetëm. Ato gjithashtu lidhen edhe me datat dhe ditët e ofertave qe shkelen ditën për diell. Jo pak herë ofertuesit kanë dorëzuar dokumentet në ditë të tjera nga konkurenti.

Kjo minorance që sot na qeveris fatkeqësisht e gjen mënyren të krijojë një sistem të tillë korruptiv që nuk pyet se sa eficent është një ligj. Ka vetëm një mënyrë për ta ndalur këtë grabitje, largimi I kësaj qeverie me të korruptuar ne Ballkanin Perëndimor sipas edhe raporteve të DASH.

Përditë e më shumë po bëhet e qartë se ku shkojnë taksat e rritura të shqiptarëve. Ato janë ushqimi I përditshëm I një qeverie të korruptuar dhe një oligarkie që qeveris dhe ushqehet nga paratë e taksave tona.



16 Comments

  1. PSE SOT PO I MERRNI VESH KETO JU ? EDHE JU KENI ABUZUAR POR KETA E ÇUAN NE NJE SHKALLE QE NUK QUHET ME TENDER POR VJEDHJE HASHIQARE . NESE KONTROLLONI BASHKITE , DREJTORITE APO MINISTRITE DO SHIKON SE NE 100 TENDERA 101 JANE TE MANIPULUARA . POR AJO QE ÇUDIT ME SHUME ESHTE SE KLSH-ja PASI KONTROLLON , JEP VERDIKTIN . DENON CA PUNTOR ME MEDITJE DHE LAVDERON ELITEN , GJITHMONE PAS KA MARRE EDHE AJO TENDERIN E SAJ .

  2. Keshtu eshte sic thua ti o Tabak, por keto mortjet oligarke u krijuan nga qeveria Berisha. Kurse Rama thjesht po i pasuron edhe me shume.
    Prandaj ne Shqiperi nuk vjen asnje investitor, pasi vet shteti nuk i lejon, sepse i do te gjitha tenderat ti ndaje me oligarket ortake, madje i transferon miliona euro edhe pse jane me dokumenta te fallsifikuara. Meqe bere nje artikull, na thuaj dhe dy fjale per FLY ERNEST o Tabak

  3. Prandaj edhe ne kerkojme ndryshime zj. Tabaku qe kur ju te vini ne pushte te mos abuzoni si keta por ti denoni keta .
    Thuaja edhe liderit tend kete gje se ndoshta nuk e dine . Duke denoncuar sot ne opozite dhe duke mos denuar neser ne pushtet edhe ju behi pjese e kesaj vjedhjeje . Dhe çfare zgjidhje ka kjo ? Me rrotacion apo me ndryshime ligjore ? Thuaja liderit keto . Njerezit nuk e kane harruar edhe kohen tuaj , edhe ata qe ju perfaqesojne ju . Jeni njesoj , nuk kemi me besim , na ka ardh ne maje te hundesh gjithçka . Ndryshoni gjithçka se ndryshe ngelet ne opozite .

  4. Ketu eshte abuzuar , po abuzohet shume dhe do te abuzohet akoma edhe me shume .
    Kush eshte denuar deri tani ? Ke çoj per gjykim KLSH-ja ? Pse vidhet akoma ? Pse nuk kane frike nga burgu ? Si do ndalohen ? Kush do ti ndaloje keto abuzime ? Keto jane pyetjet qe duhet te bejme e dashur Jorida .
    Te tjerat jane me ka çu baba me la gojen .
    Kush te ndalon neser ty (PD+LSI) kur te jesh ne pushtet te mos beshe te njejtat marifete ? Kush me garanton mua qe ti nuk do te beshe te njejten gje ? Mund te me japesh nje pergjigje zonja Tabaku ?

  5. Nuk e nisa t’a lexoja fare këtë artikull sapo lexova autorin. Dhe këtë përjashtim nuk e bëj për asnjë nga politikanët e sotëm të të gjitha krahëve. Kjo vjen si pasojë se të gjithë këta në këto 30 vjet kanë abuzuar pa masë dhe hiqen sikur nuk e dinë apo sikur po zbulojnë diçka të re.

    Zonja dhe Zotërinj përfaqësues të partive politike, nëse doni t’ju besojmë ndryshoni sistemin zgjedhor ku deputetin e zgjedh populli dhe jo e paracakton kryetari me pazare në zyrat e tij. Nëse nuk jeni në gjëndje t’a bëni këtë mos shkruani/luftoni kot kundër korrupsionit se dhe Juve nesër kur t’ju bie pushteti në dorë po të njëjtën gjë do bëni.

    P.S. Unë dhe të tjerë si unë ndoshta ndjehen si asnjëherë tjetër të papërfaqësuar nga asnjë forcë politike. Kjo s’do mend për ta kuptuar, por mund ta lexoni nga rezultatet tuaja zgjedhore.

    1. MOSBESUES SI TY EDHE SI UNE PO SHTOHEN PERDITE , POR EDHE KETA POLITKANE KURVA KEMBENGULIN NE TE TYREN AKOMA ME SHUME . DUHET TE BEHEMI ME SHUME QE TI MUNDIM KETA ANARSHISTA

    2. MOSBESUES SI TY EDHE SI UNE PO SHTOHEN PERDITE , POR EDHE KETA POLITKANE KURVA KEMBENGULIN NE TE TYREN AKOMA ME SHUME . E KANE TE VESHTIRE TE HEQIN DORE NGA PUSHTETI ABSOLUT .

  6. Tani qe na e pasqyrove me diagram , tani po te besojme.
    Por kjo nuk ma mbush mendjen se nese vini ju ne pushtet do silleni me mire.

  7. Kur ishte partia e Tabakut ne pushtet, ndodhen shume me pak tendera skandaloz dhe qeveria e Tabakut iku me 1 milion vota kundra. Pra na perket neve qe ta gjykojme qeverine e Tabakut kur te ngjitet ne pushtet. Thene kjo s’besoj se duhet te anashkalojme tenderat skandaloz te Rilindjes, qe nepermjet relativizimit vetem i zgjasin jeten dhe vjedhjeve te tyre!!!

    1. Ne nuk duam ti zgjasim jeten rilindjes por duam qe ajo te rrezohet nje ore e me pare . Pyetja eshte : ja e hoqem rilindjen kush do vije pas saj ? Nje rilindje tjeter qe do na vjedh me keq ? Se po nuk u bene ndryshimet edhe keta do vjedhin njelloj . Duhet ti japim fund njehere e mire padrejtesive dhe anarshise.

  8. Ketu nuk ndodh revolucion se ti vjedhin armet hajdutet. Sudani nuk na do per koloni. Kush eshte hajdut te rrije. Kush eshte i ndershem do te vuaj, ikja eshte shpetimi.

  9. Plaku Mere do te te lavderoje per grafikun. Po dhe ti Tabak i ke dhene provat ne fakultet me studentet qe dhe ti e pafytyre si keta te rilindjes je. Pa meritokraci, pa zotesi, hile vec hile. Je e pabesueshme. Jeni njesoj totalisht. Duhet te zhdukeni te gjithe ju nga skena politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *