• |
ide | kryesore

Liria e medias nuk mbrohet dot në zyrën e Ilirit

-Instant, 1, Ide



Ilir Meta edhe një herë ka bërë detyrën. Në kufijtë e skajshëm kohorë, ai i ka kthyer parlamentit ndryshimet ligjore në kuadër të paketës antishpifje, duke rakorduar qëndrimet e tij me ato të artikuluara në kor nga ndërkombëtarët.

Lexo më tej:

Pse e ktheu Meta “paketën anti-shpifje” (Argumentet ligjorë)

Ashtu si Këshilli Europës, BE, OSBE dhe shoqatat më prestigjoze të lirisë së shtypit në botë (linku poshtë), presidenti ka dënuar përpjekjen e enteve qeveritare për të bërë rolin e gjykatave, gjobat jo proporcionale që shkojnë deri në mbylljen e mediave online, duke theksuar se këto “shtrembërime” mund të shpien deri në shkeljen e parimeve themelore kushtetuese, në dëm të interesit të publikut për t’u informuar dhe në cënimin e demokracisë.

Deklaratat/ Një koalicion perendimor kundër paketës anti shpifje të Ramës

Por, pavarësisht se Edi Rama me nismën e tij putiniano- erdoganeske për të tredhur mediat kundërshtare, bëri si kurrë ndonjëherë më parë kundër vetes faktorin ndërkombëtar, ndonëse ai ka përballë edhe gazetarët e lirë, edhe opozitën, edhe presidentin, ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Paketa anti shpifje pritet të votohet pa ndonjë ndryshim esencial.

Dhe kjo është në logjikën e gjërave. Sepse në një vend ku parlamenti është kthyer në një teatër kllounësh një ngjyrësh, ku bashkitë janë një koalicion i banditëve të rrugës me rilindjen, ku asnjë institucion i pavarur nuk ka mbetur në këmbë, ku edhe presidenti, ende i pakapur, është në procedurë shkarkimi, nuk mund të ëndërrosh për një media të pavarur. Sepse nuk ekziston asnjë regjim monist në botë që të bashkëjetojë me lirinë e shprehjes.  

Edhe zhurma që po bëhet tani për dy nismat e fundit të Ramës, është pak e ekzagjeruar. Ajo është e tillë sepse regjimi po kalon nga një kapje okulte në një dhunë ligjore ndaj mediave.

Por, realisht liria e fjalës pothuajse ka vdekur me kohë. Ajo duket qartë në mosreagimin e pushtetit të katërt ndaj propagandës me kaseta të Erion Velisë. Ajo preket në transmetimet “pa çensurë” të ERTV. Ajo shikohet në shfaqjen e çdo mufke bajate të “bamirësit” Rama tek banorët e dërrmuar nga tërmeti, ndërkohë që nuk ka asnjë investigim serioz për vdekjen e paralajmëruar të atyre që u lanë të vriteshin në pallatet e Thumanës. Ajo është konkrete, po të sjellësh ndërmend mbylljen brutale të emisioneve si “Të paekspozuarit”, që u tregoi qytetarëve dy skandale të pushtetit brenda një sezoni të vetëm.

Mjafton të kujtosh se, për herë të parë brenda këtyre tre dekadave, të gjithë televizionet e mëdhenj janë shndërruar në shkarkuese të epsheve gojore të kryeministrit, për të kuptuar se në ç’pikë kemi arritur.

Të tërë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se pa përmbysur regjimin e një njeriu të vetëm, nuk mund të kemi as media të lira, as institucione të pavarura dhe as drejtësi të ndershme dhe të barabartë për çdokënd.

Prandaj edhe reagimi i fundit i Metës, sa do i duartrokitshëm qoftë, sado në sinkron me interesin publik apo me vërejtjet e ndërkombëtarëve (poshtë) që të duket, nuk ka asnjë vlerë më shumë sesa mbajtja shënim dhe arkivimi i krimeve të këtij pushteti.

35 organizata botërore kundër projektit të Ramës për mediat

Në të kundërt, ai është edhe një dëshmi më tepër, se asnjë masë ligjore, asnjë akt demokratik, nuk mund ta ndalë makinerinë e së keqes që ka marrë rrugën e një pushteti autokratik. Për ta frenuar atë duhen zgjidhje të tjera.

Ndaj, deri atëherë nuk duhet të ushqejmë iluzionin se liria e medias mund të mbrohet në presidencë.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. “Duhen zgjidhje te tjera” mund te ishte titulli me i mire per kete artikull.
    Lajm i mire qe Bushati qenka kthyer tek gjerat serioze se ka ca kohe qe merret me gallata arnimesh kushtetuese.

      1. Nuk kam besim tek zgjedhjet. Zgjidhjen e ketij problemi e jep nje pakice morale e revoltuar dhe jo nje shumice e manipuluar. Basha nuk e frymezon dot kete zgjidhje dhe eshte i detyruar te dale jashte realitetit, duke krijuar iluzionin se PD mund te fitoje zgjedhje me Ramen kryeminister dhe me sistemin e tij te nendheshem ne funksion te plote. Opozite me te shkrifet apo idiote se kjo veshtire se gjen. Edhe ne Iran u derdhen ne shesh me mijera pse i mashtruan per avionin ku vdiqen dhjetera Iraniane. Ne na vdiqen dhjetera ne Thumane dhe askush nuk reagon per mashtrimet dhe fshehjet e informacionit qe ben qeveria. Edhe kerkesa e Bashes per zgjedhje eshte akt dobesie dhe jo besimi tek fitorja. Zgjedhjet i kishte dhe me te drejte i braktisi.

          1. Jane per tirani me ne krie merkelin. Pse kujton se bejne vetem moral tashme ?

  2. Keta nuk po mbrojne popullin keta po mbrojne veten . Keta te mbrojne sa jane ne opozite dhe ta rrasin sa krahu kur drejtojne . Keta çdo 8 vjete alternohen dhe vjedhin si kusare , ndersa populli e ka gjithmone ne by** . Pse nje here behen te mire dhe nje here ta rrasinsa krahu ? Pse nuk punojne per popullin por vetem per ta shfrytezuar ? Pse Ilir Meta sot eshte i mire dhe neser ne pushtet eshte egersire ndaj ketij populli ? Pse duhet ndryshuar qeverisja ? Pse te ikin keta zhulsat mavi dhe te vine zhulsat blu dhe kuq te lsi-se kur populli e ka po ne by**?
    Ju nuk doni ndryshime , ju doni ta vidhni kete popull dhe jo te punoni per kete popull . Ju doni qe populli tju nenshtrohet me lepe e peqe . Pse nuk i beni gjerat njehere e mire ne favor te te gjitheve si gjithe bota , por shikoni vetem veten tuaj ? Pse sot Meta dhe basha bejne burrin e mire dhe neser ne pushtet sillen si pushta ?
    O popull ndergjegjesohuni , çdo gje eshte ne doren tuaj . Votoni kundra ketyre vemjeve qe nuk duan ndryshime , me mire te rrine keta qe jane derisa ta qelbin fare dhe ne fund loja te filloje nga fillimi dhe me rregulla te reja , sesa ta marrin keta pisa bura dhe gjerat vetem sa riciklohen dhe kurre nuk ndryshohen dhe ne fund ti si popull do ta kesh gjithmone po ne byth . Mos u genjeni nga keta sharlatan . Bertasin vetem per veten e tyre se po ju cenohet pushteti dhe pasuria dhe jo per ju o popull . Kaluan 30 vjet dhe gjendja jone vetem sa perkeqesohet ndersa keta vetem pasurohen dhe behen me harbuter . O ja veme sot te dy kembet ne nje kepuce ketyre sharlataneve ose 50 vjet te tjera do te trajtoheni si qen zgjebarak . O sot o kurre .

    1. Kjo eshte e keqja sepse ke vetem dy mjndesi reale 1) te lesh keta qelbesirat komujist qe hiqen sikur kane ndryshuar 2) te votosh keta te theret qe do bejne njelloje…ketu kane gisht nderkombetaret qe ja hoqen armet e duhura pre duarve opozites. I bejne shplarje truri dhe dalin e ma thone cfare eshte e mira dhe cfare eshte e keqja.
      Te keqen e dinim qe ne fillim edhe te miren, tani thjeshte sa duan ti pervetesojne, medemek pa kaluar nga filtri jone mje mut keni per te bere.
      Keshtuqe lere fare sj muhabet le te dalin te modifikojne realitetin duke finalizuar genjeshtren me slloganin “ata qe dorezohen nuk jane burra/luftetar/partizan/pordhmerigon”….keshtu te donte evropa vlla. Kur kishte mundesi trump te bente ndonje gje keta lindoret qe hiqen si perendkkore ju kundervune direkt. Mbi te gjitha jane mosmirnjohes, te tjerat jane ekstension, dhe ne kete rast ekstensioni merr formen e korrupsion dhe lavazhit te trurit. Nuk ka faj amerika, edhe pse keta e ben bashkpunetor duke e shantazhuar. U pelqen tirania. Edhe nje gje, po vazhduat, sidokos ne internet te beni opozit reale, do ju thone shifni njehere veten tuaj pastaj flisni per te tjeret. Kane fituar komunistat me kohe, thjeshte tani po gjejne menyren sesi te duken sa me pak komunista. Dhe e vetmja menyre quhet KOHE. Le te kaloje sa me shume. Do vin breza te tjere dhe kane filluar qe tani ti trajnojne si nga ana gjyqsore si nga ana profesionale, po i bejne te gjithe programatore. ?

  3. Ke pate “armikun” me te madh te fjales deri ne 2013 ti z.Bushati?Berishen dhe Meten .
    Ke ke sot armikun me te madh te fjales ti z.Bushati ? Ramen dhe mavite . Atehere , ku eshte ndryshimi midis ketyre ? Asnje ndryshim , tjeter lloj sillen ne pushtet dhe tjeter lloj ne opozite . A vazhdohet kete menyre ? Nuk ka dhe nuk mund te kete te ardhme ky vend pa ndryshime rrenjesore dhe esenciale ne kodin zgjedhore e ate kushtetuese . Me propagand boshe jemi deri ne gryke nga Berisha dje dhe nga i gjati ine sot . Me lugen bosh dhe propagante infantile na e “ngopen” si stomakun ashtu edhe dhe mendjen . Sot eshte koha per ndryshie rrenjesore te tjerat jane fjale boshe , jane pallavra , jane ushqim per injorantet dhe militantet . Po nuk pati ndryshime ky popull nuk ka gje ne traste dhe do zvarritet akoma edhe ca vite te tjera . Po nuk pati ndryshime here do na mbroje Berisha , here Basha , here Monika , here Meta , here i gjati ine dhe here ndonje bishe tjeret qe mund te pjelle ky soj politikanesh . A doni te kemi liri fjale , liri mendimi dhe te jemi te gjithmone te mbrojtur ? Une nuk duam më qe te me mbroje po i njejti qe deri dje me poshteroiker , une dua te mbrohem nga ligji . Kushdo qe kerkon te jete i mbrojtur nga ligji duhet te kerkoje ndryshime rrenjesore dhe jo rrotacione .

  4. MOS ANDI ,SE TANI MERO GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO ,MOS PO TA THYEJN MAKINEN SIQ JA BENE FATOS LUBONJES,KUPTOHET ME PAGASE NGA EDI RAMA,

  5. Eufemizmi dhe gjeneralizimi jo shkencor e filozofik eshte kyci me te cilen fjala e lire e gazetareve kyc mendimin e lire te shoqerise. Mbrojtje te demokracise, liria e fjales dhe e shtypit, institucjone te pavarura, etj etj jane fare pa kuptim, ne me te miren kuptohen sipas asaj qe nenkupton gjithsecili me keto gjeneralizma. Konkretisht cili eshte shembulli me i mire i lirise se medias? Ne cilin vend dhe ne cforme e kur? Media Amerikane te cilet mernin lajmin nga Pentagoni direkt gjate luftes ne Irak dhe vetem perserisnin propaganden e qeverise, as investigim sbenin as paraqisnin rrealitetin. Biles me pare po te njejten gje benin perserisnin genjeshtrat e Pentagonit, si mediat ne Amerike ashtu dhe ato ne Angli duke i rene daulleve te luftes, me mashtrime si tubat e aluminit apo keku i verdhe, ne fund kur David Kelly i ngarkuar nga Anglezet si inspektor te armeve biologjike ne Irak tha troc te verteten mediat ja nxine jeten duke e paraqitur si armik deri sa u gjet i vrare ne shtepine e tij. Apo ate Franceze, qe megjithe faktet ne doren qe kishte qeveria Franceze ne genocidin e Ruandes publikonin ofendime e sharje per Papen dhe asnje rresht per genocidin vetem se perseritnin trope kolonizatoresh se si Afrikanet jane barbar se si vrasin njeri tjetrin dhe se si vendi i tyre bamires shpirtmire e liridashes duhet ti dergoje nje tas sup, te pakten kur perdhunoheshin nga ushtaret mos ishin barku bosh. Kjo eshte liria? Ashtu sic Erjon Velia shperndan propaganden neper media ashtu shperndahet dhe sote e kesaj dite ne Amerike sic thashe dhe me lart. Nga i mesuan keta tanet keto hile te propagandes? Nga vete “nona” e propagandes ne bote. Media qe jane prone e korporatave qe prodhojne dhe armatim dhe japin lajme si ne rastin e GE qe kishte NBC CNBC MSNBC etj etj, apo te Rupert Murdoch Sky Fox e me rradhe. Nuk ka rast me shkerdhate te gazetarise se sa dokumentet e llogarive bankare ofshore te zyrtareve boteror. Nje grup hackerash arriten te mernin dokumentat dhe kontaktuan me gazetare gjermane. Keta nen pretekstin se jane shume te dhena dhe smund ti publikonin dote te gjitha, filluan te publikojne vetem emrat e tiraneve e diktatoreve arab e afrikan dhe doemos Putinit e udheheqjes se Kines, kur njekohesisht ato dokumenta kishin 100 fish me shume per udheheqesit perendimor te Evropes. Asgje su publikua per ta, priten deri sa u ftoh si muhabet dhe me ne fund i vetmi publikim erdhi per Islanden fale nje blogeri nga Islanda qe udhetoji ne Gjermani dhe insistoji te morte nje dore te dokumentave qe ishin vetem per Islanden dhe ne to arriti te nxjere miljardat e parise ne Islande. Doli me pas nje 100,000 pound per David Cameroon te Anglise sa per tu tallur me njerezit e per te lare gojen. Kjo eshte liria e medias dhe e fjales, nje hipokrizi e shpifur nje travesti, qe bejne punen e shejtanit degjenorjne njerezit e shtremberojne te verteten per interesa te bosave te tyre. Te vetmit qe kane patur nje gram ndershmerie ideologjike ne kete mes kane qene dhe jane Marksistet, jo sepse nuk prodhojne propagande por se e prodhojne si propagande nuk fshihen as pas lirise se shtypit as pas lirite e asgjeje, e thone troc media eshte vegel superstrukture e aparatures shteterore. Propagande. As bythe nuk nxjerin as degjenerojne shoqerine, fillojne ne oren 6 dhe mbarojne ne 10. Mes kesaj dhe asaj qe ofrohet si media e lire une zgjedh gjithnje te paren. Me mire dreqin qe e njeh se dreqin qe se njeh. Prandaj Bushat mos u lodh, e mos na lodh, normal qe ka dhe gazetari te ndershme qe kane sherbyer interesave te njerzimit e jo me kombeve, fakti qe AlJazeera ka bere nje program se si u fshehen dokumentat e llogarive offshore e tregon mese miri kete, por gjeneralizimi femijnor liria pernedimore vs Putino Erdoganist apo idiotesira te tjera te tilla jo vetem qe jane qesharake por qofsh dhe me sinqeritetin me te madh teper teper naive. Edi Rama ka arritur ti blej te tere jo sepse i korruptoji shpirtin e paster gazetaresk por sepse kane qene prej kohesh prestituta shtylle, tek ne dhe ne cdo vend te botes sote lajmi eshte komoditet qe tregtohet. Sic thoshte dhe George Carlin njehere e dikur e bardha eshte e zeze e zeza e bardhe terroristet jane komando dhe komando terroriste, injoranca eshte fuqi, lufta eshte paqe, paqja eshte agresjon, e cdo skicofreni tjeter Orwelliane qe buron nga media, gjithcka per interesa te luftes te agjentures te korporatave e te soj e sorollop. Operacjoni “Mockingbird” ne 1950 e deri ne 1976 o Bushat a e di? A e di sa gazetar kane qene dhe jane dhe sote e kesaj dite te rekrutuar neper CIA neper NSA neper kushedi se ku, si papagaj neper studjo televizive? Rama spo ben asgje me shume se ckane bere perendimoret qe na i sjell si shembull i mire kundrejt nje shembulli putino erdoganesk.Nqs kjo eshte liria qe po lufton te kesh, mos e pac kurre. E vetmja gje qe me mban ne krahun tend e te kolegeve te tu nuk eshte as sinqeriteti yt, as vizjoni yt i demokracise, as tregtia me fjale e moral qe ben si gazetar, por rreziku i nje hibridizimi te gazetarise ne duar te Rames. Nje media ku struktura te jete marksiste dhe propaganda te jete liberale, nje katastrofe e vertete ne nje shoqeri ku mendimi kritik shkecor e rreal eshte inekzistent.

    1. Po ne qofte se mendimi kritik ketu dhe ne perendim qenka inekzistent dhe mediat jane papagaj te pushtetit nga e dime ne qe ekziston mendimi kritik apo media e lire? Nga ceremonite totemike te fiseve afrikane, nga Al Arabia, nga modeli kinez i kontrollit social apo nga ku? Nje shembull banal per te treguar diferencen. Lajmin e arresitimit te asaj kosovares per terrorizem pas vrasjes se Kasemit e trasmetuan te gjitha portalet shqiptare por edhe fox news. Nga keto i vetmi qe kishte pefshire ne raportim edhe deklarimet e gruas nw mbrojtje te vetvetes ishte fox news.Pra, nje televizion mijera km larg dhe me axhende te perceptuar si anti-islamike. E kote te kujtosh Watergate, Iran-Contra etj, etj, etj. Perroin psiqik e ke krejt te pavend.

      1. Lexo ne Wikipedia per rrolin e medias ne cover up te Watergate dhe Iran Contra, ose lexo Media dhe kriza e Demokracise. I sjell si fakte te ndershmerise se mediave dhe nuk jane te tilla. Nejse une e pranoj qe ka raste qe kane bere pune te mire e thash dhe me siper, qe Al Jazeera prodhoi dokumentar per fshehjen e “Paradise Papers”, apo Ylli Rakipi solli ekspozoji korrupsjonin tek Unaza e re me dokumenta, por per cdo fakt te tille ka njeqind fakte te kundert, si ato qe permenda me lart e me keq akoma, kaq mjafton te perjashtohen pretendimet e pavarsise moralit apo lirise se mediave. Eshte nje gje qe dihet boterisht, pavarsisht se shpesh nuk artikulohet, hidhi nje sy besueshmerise ne Evrope per mediat tek statista.com, vetem 19% i besojne totalisht medias pjesa tjeter mesatarisht ose fare. Shih statistikat per Ameriken akoma me keq. Ska pse te marim model Kinez Afrikan por dhe te genjejme veten ti japim gazetareve statusin e evlijase qe vete e kerkojne si njerez me integritet e moral te larte te cilet behen copash per ne eshte qesharake. Nuk ke pse te kalosh ne deshperim me faktin se mediat jane institucjone propagande, eshte rrealiteti, te pranosh dicka te tille eshte pikenisja e menyres se si ne marim informacjon prej tyre si i trajtojme etj.

    2. Të vetmit që kanë patur një gramë ndershmërie kanë qenë ata që udhëhoqën Gjermaninë nga viti 1933 e deri në 1945. Ju marksistët, atyre u vini anash.

  6. Komente pa bike,hartime me parfum dhe kalamaj.
    Lesi dhe Frangaj Jane shume te qete se Jane rrahur dhe djegur per qejf.Akoma I dhemb kurrizi.
    Po me termetin merret ndonjeri se Tom’s akoma fle me nature.Ju jeni buthepambuke,ikni sa shpejt .

    1. Ky bualli eshte robi me i cuditshem. I kerkon llogari dhe ndihme kujtdo per demet qe ka pesuar nga termeti pervec qeverise.

    1. Jo i shkaktove une deme sepse une i fimos gjithe lejet e ndertimit dhe akt-kontrollet. Mua me kerko llogari

  7. SOT LIRINE E MBRON ILIRI , NESER LIRINE E VRET ILIRI .
    NE OPOZITE TE GJITHE JANE ILIRA , NE PUSHTET KETA ILIRA BEHEN TE GJITHE VRASES .
    KESJ I THONE : SOT MBROHESH NGA NJE NJERI QE NESER ESHTE NJE VRASES I SIGURT .

    LIGJI DHE VETEM LIGJI MBRON DHE DENON GJITHKEND .

  8. Nje here, doçi ne parlamet ju drejta opoziçkes: “hani pershesh ju,hani” E njejta pergjigje eshte me vend per te gjithe llapalloget qe shesin fjale pa fund. Asnje nga keta llapalehës nuk guxon te thote se ç’ duhet bere me nje qeveri hajdute e tradhetare,; edhe pse e dine por jane te shitur e bejne gjoja kundershtaret e mutqeverise. Asnje nuk guxon te thote: Dilni ne protesta pa ndalim o shqiptare; te shpetojme veten dhe atdhe un……,asnje. Pra na hapni barkun çdo dite. “Valle me ne prape shekujt po tallen”? Migjen.

  9. Keni mbllacitur ndonje cap sot?
    Tek cadrat e Thumanes ishin shume te merzitur per ligjin e mediave,aq sa vendosen te most flejne ne cadrat por ne hotel .
    Hani,Hani se ju Ben dem,me mire si Monika me luge floriri.

  10. GOJA E MERO GELBAZES DHE BYTHA E DOKTORIT DHE EDI RAMES DEL I NJOJTA ERE,MUTI thotë:

    OR ANDI MOR MIK,SA BYTH KA LEPIR MERO GELBAZA KETO 27 VJET DUKE FILLUAR NGA DOKTORI EDI RAMA ILIR META PO I MBAN GOJA ERE BYTHE ,PRANDAJ NUK E FTON KUSH NE STUDIO TELIVIZIVE,DHE JU DUKEN SHUME TE FRYRA KOQET MEROS ,PERSE ?

  11. @@@@@Patatapa qeke matuf mamaje.A do shkoje ushtar psh nqs irani apo Somalia do te na sulmonte? Cfare lirie shtypi ka ne qafen e dhive ne Zall Mner ku ka mbi 25 vjet qe nuk e kane pare asnje gazete,ku shkolla eshte mbyllur dhe ka me shume analfabete te rinj se 60 vjet me perpara?
    Ne zharres ku vjen era veze e prishur nga toka qe eshte care nga shperthimet e Bankers e ndjejne shume ligjin e medias sidomos ate te Metes.Fshataret jane bere aq te sensibilizuar sa qe asnje nuk di se cfare behet ne dynja te pertejme.Po te rrish ne bulevard dhe te hash llokume perdite habitesh qe ka te uritur dhe mbyll syte si gjeli dhe pjerdh dogma teorike qe kane mbi 1000 vjet qe dihen.

  12. Pa u zgjatur shumë me debate bosh, ajo që duhet të konceptohet drejtë për një sistem demokratik, ështe se media duhet gjithmonë të jetë në oponencë me pushtetin e jo në mbrojtje të tij.
    Ky është misioni i mediave si pushtet i katërt.
    Ato media, gazetarë e analistë që kanë manierën të sulmojnë njëlloj çdo parti apo të gjithë politikanët , janë kontribuesit më të mëdhej të moçalit të status quos.
    Bile kjo kategori mediatike i sjell shoqërisë me mbjelljen e fatalizmit e pesimizmit , një dëm shumë më të madh se sesa lajkatarët e qeverive.
    Lajkatarët e hapur të pushtetit , janë shumë pak të besueshëm, kurse maniakët kritizerë të gjithkujt veç vetes, sjellin të keqen e madhe të humbjes së shpresës për ndryshim e çroroditjen e plotë të opinionit publik.
    A mund të konsiderohet sistemi demokratik pluralist i tregut të lirë e konkurencës së vlerave e aftësive mbështetur në një shtet ligjor, si një sistem politik i përsosur ?
    Do të ishte naive që edhe këtij sistemi të provuar tashmë shumë më superior sesa sistemi socialist etatist që solli diktaturat e egra komuniste, ti kërkojmë përsosmërinë.
    Aq më tepër kur bëhet fjalë për një sistem të tillë në Shqipërinë tonë që nga sistemi feudal monarkist, kaloi në sistemin feudal diktatorial komunist, pa e kaluar fare fazën e sistemit demokratik kapitalist të cilin vendet perëndimore e kanë pasur që prej më shumë se para dy shekujsh.
    A mund të bëhen krahasime të së djathtës e të majtës europerëndimore, me të djathëm e të majtën e ish perandorisë lindore komuniste moniste ?
    Ka një dukuri të përgjithëshme që lidhet me psikollogjinë e njeriut në raport me lirinë.
    Ne shqiptarët, gjatë diktaturës enveriste, ishim privuar thuajse nga të gjitha liritë njerëzore.
    Kalimi në sistemin demokratik pluralist me lirinë e fjalës e pronës , në shoqërin tonë të privuar tërësisht prej tyre, kaloi në abuzimin ekstrem me liritë.
    Liritë demokratike i konceptuam si fushë të lirë për të abuzuar me fjalën e me pronat.
    Është kjo arsyeja që shumë shqiptarë , gazetarë e intelektualë të formuar e që i patën shërbyer sistemit të mëparshëm, veçojnë këto tre dekadat e fundit si gjëmën më të madhe të historisë sonë.
    Sipas mendjes nostalgjike të së kaluarës, që nga 1990 e këtej, çdo gjë vizatohet me ngjyrë sterë të zezë.
    Kjo mendësi sintetizohet me shprehjen e tashmë dominues në opinionin publik se “ishim më mirë kur ishim shumë keq”

  13. Pa u zgjatur shumë me debate bosh, ajo që duhet të konceptohet drejtë për një sistem demokratik, ështe se media duhet gjithmonë të jetë në oponencë me pushtetin e jo në mbrojtje të tij.
    Ky është misioni i mediave si pushtet i katërt.
    Ato media, gazetarë e analistë që kanë manierën të sulmojnë njëlloj çdo parti apo të gjithë politikanët , janë kontribuesit më të mëdhej të moçalit të status quos.
    Bile kjo kategori mediatike i sjell shoqërisë me mbjelljen e fatalizmit e pesimizmit , një dëm shumë më të madh se sesa lajkatarët e qeverive.
    Lajkatarët e hapur të pushtetit , janë shumë pak të besueshëm, kurse maniakët kritizerë të gjithkujt veç vetes, sjellin të keqen e madhe të humbjes së shpresës për ndryshim e çroroditjen e plotë të opinionit publik.
    A mund të konsiderohet sistemi demokratik pluralist i tregut të lirë e konkurencës së vlerave e aftësive mbështetur në një shtet ligjor, si një sistem politik i përsosur ?
    Do të ishte naive që edhe këtij sistemi të provuar tashmë shumë më superior sesa sistemi socialist etatist që solli diktaturat e egra komuniste, ti kërkojmë përsosmërinë.
    Aq më tepër kur bëhet fjalë për një sistem të tillë në Shqipërinë tonë që nga sistemi feudal monarkist, kaloi në sistemin feudal diktatorial komunist, pa e kaluar fare fazën e sistemit demokratik kapitalist të cilin vendet perëndimore e kanë pasur që prej më shumë se para dy shekujsh.
    A mund të bëhen krahasime të së djathtës e të majtës europerëndimore, me të djathëm e të majtën e ish perandorisë lindore komuniste moniste ?
    Ka një dukuri të përgjithëshme që lidhet me psikollogjinë e njeriut në raport me lirinë.
    Ne shqiptarët, gjatë diktaturës enveriste, ishim privuar thuajse nga të gjitha liritë njerëzore.
    Kalimi në sistemin demokratik pluralist me lirinë e fjalës e pronës , në shoqërin tonë të privuar tërësisht prej tyre, kaloi në abuzimin ekstrem me liritë.
    Liritë demokratike i konceptuam si fushë të lirë për të abuzuar me fjalën e me pronat.
    Është kjo arsyeja që shumë shqiptarë , gazetarë e intelektualë të formuar e që i patën shërbyer sistemit të mëparshëm, veçojnë këto tre dekadat e fundit si gjëmën më të madhe të historisë sonë.
    Sipas mendjes nostalgjike të së kaluarës, që nga 1990 e këtej, çdo gjë vizatohet me ngjyrë sterë të zezë.
    Kjo mendësi sintetizohet me shprehjen e tashmë dominues në opinionin publik se “ishim më mirë kur ishim shumë keq”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *