• |
ide | kryesore

Miura vendos rekordin e ri: rinovon në moshën gati 53 vjeçare

Sport



Kazuyoshi Miura mund të jetë i vetmi që ka zbuluar sekretin e përjetësisë. Sulmuesi japonez datëlindja 1967 e ka surprizuar të gjithë botën edhe një herë, duke rinovuar kontratën me Yokohama FC e përgatitet për sezonin e tij të 35 si profesionist. U duk se kontrata e firmosur një vit më parë do të ishte e fundit për ish-lojtarin e kombëtares, që luan në Kategorinë e Dytë nga 2005, duke e përmirësuar edhe njëherë rekordin, që mbahej nga vetë ai: si lojtari më i vjetër që luan në fushat e futbollit profesionist, në moshën gati 53 vjecare (i mbush në shkurt). Ish-sulmuesi i Genoa nuk njeh plakje, pavarësisht flokëve të bardha, të paktën në fushë.

Miura, që ka luajtur edhe në Itali me fanellën e Genoa në sezonin 1994-1995, do të vazhdojë të zbresë në fushat e J2-League (divizioni i dytë) japonez e është po aq entuziast sa në nënshkrimin e kontratës së tij të parë si profesionist. Në fakt me këtë rinovim, vështirë se dikush ndonjëherë do të arrijë të thyejë rekordin e sulmuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *