• |
ide | kryesore

Shakira, jo dasmës me Piqué: “Dua të më shohë si frut i ndaluar”

Sport, Video



Shakira ka rrëfyer motivin përse nuk do të martohet me qendërmbrojtësin e Barcelonës Gerard Piqué. Këngëtarja kolumbiane ka folur për historinë e saj të dashurisë me futbollistin spanjoll: të dy janë cift që nga 2011 e kanë dy fëmijë, Milan e Sasha. Duke folur në një transmetim amerikan Shakira ka rrëfyer: “Martesa më tremb shumë. Nuk dua që të më shohë si grua. Preferoj të më shohë si të dashurën e tij. Pak si një fryt i ndaluar”, ka shpjeguar këngëtarja joshëse.

“Dua ta mbaj të vëmendshëm, të mendojë se gjithcka është e mundur në bazë të sjelljes” – vazhdoi Shakira – “Nuk isha një e apasionuar pas futbollit, kështu që nuk e dija kush ishte. Por kur pashë videon mendova ‘ky djalë qenka i lezetshëm’. E pastaj dikush vendosi të na prezantojë”, kujtoi këngëtarja duke folur për mënyrën si ndodhi historia e tyre e dashurisë.



1 Comment

  1. PO ça frut i ndaluar…!!! futja kot…. Thuje troç me mire: dum t’qihemi kur te dum dhe me ke te dum…
    A t’qin Pikeja, apo jo ?
    Po qe se t’qin, nuk je me “frut i ndalum”.
    Po qe se s’ja ke dhan akoma, edhe mund te quhesh “frut i ndalum”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *