• |
ide | kryesore

Shifrat e INSTAT/ Një e treta e popullsisë jeton në Tiranë, në rrethe vetëm gjysma e të regjistruarve

Lajme, Të fundit



31.3% e popullsisë së Shqipërisë jetojnë në Tiranë. Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për një rritje të popullsisë së kryeqytetit me rreth 61 mijë banorë përgjatë 4 viteve të fundit. Migracioni i brendshëm është një nga arsyet kryesore.

“Vetëm Tirana shtohet me rreth 70 persona në ditë, pjesa më e madhe të ardhur nga qytetet e tjera. Po ata që jetojnë, punojnë apo marrin shërbime në kryeqytet përllogariten të jenë disa-fish më shumë”.

Teksa kryeqyteti njeh rritje, popullsia e qarqeve të vendit është përgjysmuar në raport me regjistrat e gjendjes civile.
Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë 2018-ës në Gjirokastër banonin vetëm 41.1% e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile. Në Vlorë vetëm 49% e popullsisë së regjistruar, ndërsa në Berat 54%.

Ndërsa në qarqet e Lezhës, Fierit dhe Shkodrës përllogaritet të jetojnë rreth 60% e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile, shkruan Tv Klan.
Shtim të popullsisë nga migrimi i brendshëm kane pësuar edhe Fieri dhe Durrësi ku jetojnë përkatësisht 10.3% dhe 10% e popullsisë së përgjithshme.



5 Comments

  1. Nje pjese e mire e ketyre emigranteve ne Tirane jane emigrante konsumi. Pra njerez qe mbjellin neper katundet e tyre, shesin neper Europe dhe shpenzojne ne Tirane. Ka dhe kategori te tjera konsumatoresh si studente, njerez qe jetojne me te ardhua emigrantesh apo me me te ardhura nga pronat, dhe vijne ne Tirane vetem per mundesi me te medha konsumi. Ata qe punojne ne Tirane me rroga qesharake apo normale demtohen shume nga kjo gje, sepse i rriten cmimet. Nuk eshte cudi qe Tirana te kete nje problem me te madh varferie se qytetet e tjera si Lushnja per shembull ku punohet,jetohet dhe nuk parazitohet ne nivelet e Tiranes.

  2. Keshtu e do Pisja PS shqiperine, ta mbushi me Turq, Sirian, Iranian. ATQ origjinen dhe gjeneraten oj PS e ***it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *