• |
ide | kryesore

Skandali i VAR ndihmon Inter: Lautaro pengoi Toloi, ishte penallti e karton i kuq

Sport



Tërbohet Atalanta për një episod që ndodhi në fund të pjesës së parë në sfidën e San Siro kundër Inter. Toloi ka protestuar shumë për një pretendim për penallti në favor të bergamaskëve, pas një rrëmuje në zonë në minutën e 40′ kur rezultati ishte 1-0 për Inter: goditje dënimi e Gomez, goditje me kokë e qendërmbrojtësit të Atalanta. Handanovic arriti të grushtojë, por kur Toloi shkoi drejt topit përsëri u rrëzua përtokë nga një kontakt me Lautaro (që e pengoi me njërën dorë).

Është penallti e pastër (plùs karton i kuq), por Rocchi flet me arbitrin e Var (Irrati), që i thotë: nuk ka penallti. “Nuk e kuptoj përse nuk u përdor Var, ky episod është i pakuptueshëm. Situata kështu heqin vlerën e teknologjisë” tha pas ndeshjes Gasperini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *