• |
ide | kryesore

Tragjedi në Australi: futbollisti mbytet dhe shqyhet nga peshkaqenët

Sport



Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Twilight Beach, në Australi: Eric Birighitti, futbollisti australian 21 vjecar, ka humbur jetën, ndërsa lahej në oqean. Sipas asaj që bëhet e ditur, futbollisti është mbytur fillimisht e më pas është sulmuar nga një tufë peshkaqenësh, që sipas atyre që ishin dëshmitarë ishin të paktën 3.

Birighitti, që kishte fituar një kampionat moshash në 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fanellën e Hastings Broncos, ishte duke u larë me disa miq të tij. Ata që ishin dëshmitarë të tragjedisë tregojnë se djaloshin e ka marrë rryma me vete, e me shumë mundësi është mbytur e më pas është sulmuar nga peshkaqenët. Fatkeqësisht, askush nuk ka mundur të bëjë dot asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *