• |
ide | kryesore

Video/ Përjashtohet nga loja, kap me grushte asistentin e arbitrit

Sport, Video



Një skandal i vërtetë ka ndodhur në fushat e futbollit në Maltë.
Antoine Camilleri, futbollisti i Sannat FC, skuadër që luan në Gozo Football League Second Division, është larguar nga fusha i shoqëruar nga forcat e rendit, për shkak të agresionit të tij ndaj asistentit të arbitrit.

Në fakt gjithcka ka ndodhur pas kartonit të kuq të marrë nga Camilleri, por me sinjalizim të asistentit të lojës. Menjëherë pasi kryesori i ndeshjes i ka treguar lojtarit kartonin e kuq, ai është sulur drejt asistentit duke e goditur me grushte dhe vetëm ndërhyrja e lojtarëve të tjerë e ka ndaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *