• |
ide | kryesore

Albin Kurti i kthen për herë të parë letër Thaçit: Mos bëj presion! (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Albin Kurti i ka kthyer për herë të parët letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas disa letrave që ky i fundit i kishte drejtuar, ku i kërkonte të krijonte sa më shpejt qeverinë e re.

Përmes një letre zyrtare, Kurti ka kërkuar nga presidenti Thaçi që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, por që siç thuhet në letrën e tij, të durojë dhe të presë.

Kurti i ka kërkuar presidentit Thaçi të mos bëjë presion e vlerësime politike, duke sqaruar se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka dërguar një emër për mandatar Thaçit dhe se këtë do ta bëj gjatë ditëve në vazhdim.

Po ashtu, në fund të përgjigjes, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.foto galeri foto galeri



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *