• |
ide | kryesore

Alpinistët nxjerrin blof policinë: Nuk na shpëtuan, por na kërkuan të bëjmë foto

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme Policia e Shteti njoftoi se kishte shpëtuar katër alpinistë që kishin humbur në malin e Gramozit.

Sipas njoftimit të policisë, ata kishin marrë një telefonatë ku ishin informuar për 4 alpinistë të cilët ishin bllokuar për shkak të kushteve të motit.

“Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit.

Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Por këtë aksion shpëtimi e ka përgënjeshtruar njëri nga alpinistët duke thënë se ata nuk ishin në vështirësi dhe se policia thjesht i kishte kërkuar të bënin një fotografi në mënyrë shoqërore.

“Me vjen keq qe keni publikur kete lajm te rrem pasi ne nuk kemi humber dhe nuk na keni shpetuar nga asgje.policet na kerkuan te benim nje foto ne menyr shoqerore pasi ne berem ekspedit dimeror ne malin e Gramozit ne kushte exstreme. Dhe ju siguroj policet tuaj nuk e kan ate nivel sa te arrin dhe te shpetojn njerez ne ato kushte si le barku dhe rakia qe pin lokaleve me vjen keq qe flas keshtu por keni genjyr ne menyr te turpeshme. Ju lutem pergenjeshtroheni kete lajme pasi keni perdorur imazhet tona dhe keni shqetesur gjith familjaret tone”, shkruan alpinisti Ervin Xhakolli. /Opinion.al



3 Comments

  1. E vertete
    Un se besoj qe policia te kete bythe te ngjitet 2500m per te shpetuar ndonje person ne rrezik
    Ne fakt bythe kane po duhen profesionista

  2. He mo se per Analize e donte dhe shefi komisariatit te Ersekes. Per Analiza te rreme shkon me Jaeld Çelen maleve o tutkun…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *