• |
ide | kryesore

Berisha denoncon me emra: Kryetari i PS dhe nëndrejtoresha e LSI vjedhin ndihmat e tërmetit

Lajme, Të fundit



Një qytetar denoncon vjedhjen e ndihmave të mbledhura nga tërmeti i 26 nëntorit, që sipas tij po ndodh në zonën e Bubqit, Niklës e Fushë-Krujës dhe janë përfshirë disa persona.

Denoncimi është bërë te ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka shpërndarë në Facebook. Ai thotë se ndër të tjerë në vjedhje janë përfshirë Qemal Daci kreu i njësisë administrative Bubq, dhe Anila Baku nëndrejtoreshë e shkollës në Fushë-Krujë.

“Denoncohet vjedhja e ndihmave humanitare per te demtuarit nga termeti dhe mbrojtja e hajnave zyrtare nga narkoqeveria! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital” – shkruan Berisha që publikon mesazhin: “Prsh Zoti Berisha duhet te denonconi kete hajduteri te ndihmava ne magazinat ne fushe kruje.bubq dhe ne nikel. kryetari i qendres administrative bubq Qemal daci nje ish kasap ose tregtar i lopeve te vjedhura qe sot ka tjetersuar pronat shteterore tok e livadhe u kap me 700 litra vaj ne shtepi por shkarkimin e tij e ndali z Brace qe ishte i pranishem ne zonen bubq.

Ne fushe kruje ndihmat jane palestra e shkolles 9 vjecare ku me shperndarjen merret nendrejtoresha e shkolles Anila baku e Lsi bashkeshorte e Astrtit bakut ish drejtor burgjesh etj kjo ju jep nga 2 badanie e njerzit firmosin per 10 badanie e nje liste te pa e marr te plote me ushqime.ndihmat ne veshmbathje te reja jane derguar per shitje ne treg kjo me ndihmen e punonjesit te bashkis Naim loci kusheri i administratorit fushe kruje z ilir loci.

Ne nikel deputeti z Rrahman rraja ka marre me qera nje magazin shtetasit myslym karaj e ndihmat merren nga shtetasi bari koci e shiten te shumica market ne tapiz e lutfi topallit kurse rrobat ju jepen romeve per treg. me dijeni te kry te njesise administrative nikel Z besnik deliu. pra vjedhje e hapur e ndihmave keta jane fakte te pakundërshtueshme”.



3 Comments

  1. Berisha mund te kete te drejte por ama me shkrin fare me kete qytetarin digjital. Ne gjith jeten time skam pa ndonje qytetar qe te shkruaj aq bukur sikur te jete Berisha vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *