• |
ide | kryesore

Delinda Disha reagon ndaj ish kolegut në Portokalli për akuzën e kopjes (FOTO)

Paparazzi, Slider



I ftuar së fundmi në ‘Shiko kush luan’ ishte dhe aktori i humorit Irgen Çela.

Gjatë emisionit aktori i’u përgjigj dhe një pyetje të tillë. “Çfarë mendon për çiftin e lumtur që u kthye i shqyer nga Delinda dhe Olsi?” (Behet fjalë për në spektaklin Klanifornia).

‘Kjo është një pyetje që vërtetë e meriton një përgjigje, përpara se të përgjigjem dua të theksoj se unë dhe Flori që në zanafillën e çiftit të lumtur, e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot, kjo është një gjë që pak a shumë e dinë të gjithë. Çifti ka qenë një ide e imja fillestare, por që në fillime ne e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe përsa i përket kopjes, kopja dihet që asnjëherë nuk është e bukur sa origjinali’.

Dhe këtë deklaratë të Irgenit, Delina nuk mundi ta lërë pa përgjigje.   Nëpërmjet një postimi në Instagram, Disha ka shkruar: “Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Ritkehem në shkurt në ‘Klanifornia’ origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri.”. Siç dhe duket me këtë deklaratë Disha nuk ka pranuar se “Çifti i shqyer” është një kopje e “Çifti të lumtur” duke hedhur poshtë pretendimin e Irgenit .

ImageImage Image



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *