• |
ide | kryesore

“Është një palo avokat”, Idrizi reagon ndaj lajmit për bllokimin e merkatos së Flamurtarit nga Fifa

F1, Sport



Flamurtari nuk mund të bëjë merkato për tre sesionet e radhës, sipas lajmit që qarkullon dhe dënimit të ardhur nga FIFA. Gjithcka lidhet me borxhet e akumuluara të klubit vlonjat dhe detyrimet e pashlyera ndaj lojtarëve.

Por reagimi i administratorit të Flamurtarit Sinan Idrizi ka qenë sfidues: “Flamurtari ka afruar dy lojtarë e do të afrojë edhe pesë të tjerë. Do federohen apo jo do ti shihni në datë 21 janar kur skuadra të zbresë në fushë për ndeshjen e kampionatit. Një palo avokat tha që na kanë dënuar me -12 pikë, por thotë nëse kjo, apo nëse ajo. Kjo nuk është punë me nëse, Flamurtari mbetet fuqishëm në merkato”.

Në fakt, sipas asaj që bëhet e ditur vendimi kundër klubit vlonjat është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 dhe tani Flamurtari nuk mund të bëjë merkato në këtë dritare të janarit, në verën e vitit 2020, si dhe janarin e 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *