• |
ide | kryesore

Hakan Sukur ‘armiku i popullit’ – nga flamur i Turqisë, në taksist në SHBA: “Erdogan më mori gjithçka”

Sport



“Erdogan më ka hequr gjithcka, nuk më ka mbetur asgjë”. Nga flamur i Turqisë në shofer Uber nëpër rrugët e Washington e shitës librash. Kjo është historia e pabesueshme dhe e trishtë e Hakan Sukur, ishisulmuesi i kombëtares turke, që ka luajtur edhe për Torino, Inter e Parma, me të cilën fitoi Kupën e Italisë. Vetë Sukur e ka rrëfyer gjendjen e tij aktuale në një intervistë për gjermanen ‘Ëelt am Sonntag’, ku i atribuon shkatërrimin e tij faktit të të qenit opozitar me presidentin turk, që i ka kushtuar edhe ngrirjen e të gjithë pasurive të tij në vendin e origjinës.

Pasi u largua nga futbolli i luajtur në 2008, Sukur ndërmori karrierën politike, duke u rreshtuar me partinë e Erdogan (AKP) e në 2011 u zgjodh edhe në parlament. Por në 2016 u akuzua se kishte marrë pjesë në grushtin e shtetit, më pas të dështuar, e se ishte njeriu pranë Fetullah Gulen, eish-aleati e më pas armiku i presidentit turk. “Faj? Gjithnjë kam bërë gjëra të ligjshme. Nuk jam tradhëtar ose terrorist. Jam armik i qeverisë por jo i Shtetit apo Kombit, e dua vendin tim”, ka treguar ish-ylli i futbollit turk. “Kur u largova në 2015, burgosën babin tim e konfiskuan të gjitha pasuritë e mia. Prindërit e mi janë me tumor e nuk mund të shkoj ti takoj. Nuk më ka mbetur asgjë, Erdogan më ka marrë gjithcka. Dyqani i gruas sime është shenjëstër e vandalëve, fëmijët e mi kanë pësuar ngacmime nëpër rrugë, unë kam marrë kërcënime për cdo intervistë që jepja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *