• |
ide | kryesore

Juventus në telashe: Demiral rrezikon sezonin

Sport



Dy lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar në një mbrëmje të vetme: Roma humbi Nicolo Zaniolo, për një dëmtim në gju, por edhe Juventus ka humbur një pedinë të rëndësishme. Merih Demiral ka pësuar një lëndim të ligamentit të kruciatit të jashtëm, shoqëruar me lëndimin e meniskut të gjurit të majtë. Turku u zëvendësua në minutën e 19′ (pasi kishte shënuar 0-1) nga De Ligt për një problem në gjurin e majtë, pastaj kontrollet mjekësore kanë zbuluar shkallën e dëmtimit.

Një problem i madh për bardhezinjtë, që janë ende në pritje të rikthimit të Chiellini, pas operacionit në ligamentit kruciat shtatorin e kaluar. Në këtë pikë është i sigurtë qendrimi i Rugani, por edhe më i rëndësishëm rikuperimi përfundimtar i De Ligt, që kundër Romës u fut në fushë duke treguar personalitetin e tij. Në tension, bashkë me kampionët e Italisë, është edhe Turqia, me Euro 2020 vetëm pesë muaj larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *