• |
ide | kryesore

Lajm i befasishëm nga Spagna: Barcelona i komunikon shkarkimin Valverdes

Sport



Barcellona ka marrë vendimin e saj, duhet ndryshuar trajner për ti dhënë një nxitje skuadrës, pas eleminimit në gjysëmfinale të Superkupës së Spanjës: sipas Onda Cera e Radio Catalunya i është komunikuar Ernesto Valverdes që do të kontaktohet menaxheri i tij për të diskutuar kushtet e shkarkimit. Kjo është zgjedhja e klubit pas mbledhjes së Këshillit të Administrimit, ndërsa tani synohet zëvendësuesi, që mund të jetë Garcia Pimienta, tekniku i të rinjve blaugrana.

Një ditë tronditëse, nisur menjëherë pas dreke me takimin – që zgjati rreth 40 minuta – mes Valverde e presidentit Bartomeu. Numri 1 blaugrana kërkonte të dinte mitivimet dhe korigjimet eventuale që tekniku do të ndërmerrte pas humbjes me Atletico Madrid, që pastaj të referonte tek Këshilli i Administrimit në një takim që nisi në orën 15 e mbaroi më shumë se 30 minuta më pas.

Vendimi është ai i një ndryshimi në pankinë. Pasi mori refuzimin e Xavi tani Barça sheh për një zgjedhje të brendshme: Garcia Pimienta deri tani me Barcellona B ka arritur tetë fitore, tetë barazime e tre humbje në 19 ndeshje të kampionatit. Idea është ajo e një trajneri provizor që do ti lejonte Xavi të merrte drejtimin e skuadrës në verë, për të nisur me qetësi e për të planifikuar më mirë sezonin e ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *