• |
ide | kryesore

Lazio nuk është perfekte: Correa e nxjerr zbuluar ndaj Napolit

Sport



Termi “i vërtetë” është më i rëndësishmi në titull dhe nuk është konfuz me “askënd”, sepse askush nuk dëshiron të thotë që skuadra e Lazio nuk duhet përmirësuar. Si të gjitha skuadrat e tjera, edhe ajo bardhekaltër ka pika të dobëta, me reparte në të cilat është më e mbuluar dhe tek të tjera dicka më pak. Por ka vetëm një mungesë të vërtetë, e bërë e dukshme në ndeshjen ndaj Napolit të shtunën. Në lojën e dublimit të roleve, Inzaghi nuk ka në dispozicion një zëvendësues të Correas (mungon për një problem në pulpë).

Si në nivelin numerik, ashtu dhe për nga karakteristikat: Tuku është i vetmi lojtar sulmues i shpejtë, fantazist dhe në gjendje të krijojë superioritet në një kundër një. Caisedo ka të tjera cilësi dhe Adecani, ai që i afrohet më shumë argjentinasit, është një lojtar i datëlindjes 1999 i ardhur në verë pa luajtur asnjëherë më parë me profesionistët.

Shumë pak për tipin e kampionatit që kërkon të bëjë dhe është duke bërë Lazio. Mbi të gjitha në pjesën e dytë ndaj Napolit, me hapësirat më të gjera, një si Correa do të kishte qenë i nevojshëm. Por një sulmues i dytë i gatshëm, i fortë që vjen nga pankina për të prishur ekuilibrat duhet gjithmonë. Dhe Inzaghi e di mirë, sepse në vitin e tij të parë kishte Keita dhe pastaj Felipe Anderson. Në verë mendohej që i duhet një i ngjashëm, një sulmues me peshë si Llorente, kur në realitet mbulimi që i mungon është alternativa për Correa. “Në merkato përballja me drejtorin është gjithmonë e hapur. Për tani jemi të kënaqur me atë që kemi. Të shohim në xhiro dhe nëse do të gjejmë diçka për t’u përmirësuar do të bëjmë diçka, ndryshe do të mbesim kështu”, ka shpjeguar Inzaghi të premten në konferencë në Formello.

Planet vështirë se do të ndryshojnë, edhe nëse një lojtar me karakteristika të tilla duhet. Momenti është pozitiv dhe renditja është mbi çdo parashikim, me Atalanta e pesta -7 pikë (praktikisht -10 pikë nëse do të duhet të fitojë ndeshjen e prapambetur me Verona më 5 shkurt). Një rast i artë për Lazio, që do të mund të vendosë të bëjë një sforcim më shumë në këtë dritare dimërore të merkatos. Sepse shansi është i mirë dhe duhet kuruar, madje për arsye më të mëdha nëse objektivi për t’u arritur është ambicioz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *