• |
ide | kryesore

Milan veteranësh: kuqezinjtë futen fort në lojë për Jerome Boateng

Sport



Pasi ka përshëndetur Caldara e ka marrë Kjaer, për Milan nuk ka mbaruar ende për sa i përket lëvizjeve të merkatos në janar për mbrojtjen. Ose të paktën kjo është ajo që e kanë të sigurtë në Gjermani ku flitet për një interesim të kuqezinjve për Jerome Boateng, të Bayern Mynih. Gjiganti gjerman (1,92 metra), i datëlindjes 1988, ka dështuar të ketë impakt si protagonist këtë sezon, me vetëm 15 prezenca e 1.050 minuta të luajtura deri tani. Oferta e Milan për lojtarin është ajo e huazimit me të drejtën e blerjes, gjë që do ti garantonte një profil ekspert në prapavijë Piolit. Megjithatë Milan në këtë rast duhet të mundë konkurencën e Arsenal, që është në gjurmët e tij.

Natyrisht, kuqezinjtë duhet edhe të shesin dhe për këtë po punojnë në pistën spanjolle, ku Sevilla ka një rikthim dashurie për Suso. Sulmuesi i krahut spanjoll është një i preferuar i Monchi, drejtori sportiv i andaluzianëve, që provoi ta merrte që kur ishte tek Roma. Pikërisht italianët mund të kthehen të jenë të interesuar, duke parë dëmtimin e Zaniolo, por duket se Sevilla ka një lloj prioriteti në preferencat e lojtarit. Raiola në javët e kaluara ka premtuar se do të sjellë një ofertë për drejtuesit e Milan, që do ta marrin në konsideratë nëse arrin në 25 milionë euro plùs bonus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *