• |
ide | kryesore

Mourinho zbulon largimin e Eriksen, por jo detinacionin: “Nuk më takon mua të flas për këtë”

Sport



“Nuk e di nëse do të jetë këtu pas janarit, e di cila do të jetë e ardhmja por nuk do ta them e nuk më takon mua të flas”. Josè Mourinho, tekniku i Tottenahm, ka folur kështu për Christian Eriksen në vigjilje të përsëritjes së ndeshjes së FA Cup kundër Middlesbrouh. Fjalë që, bashkë me ato mbi Gedson Fernandes, mesfushorit të Benfica në shënjestër të Spurs, mund të lënë të kuptosh një lamtumirë të danezit, që është dhënë tashmë shumë pranë Inter: “Fernandes? Jam në pritje të lajmeve. Lajmet mund të vijn ose jo. Me Middlesbrough nuk mund të luajë, kështu që për momentin nuk jam i interesuar për Gedson ose për cilindo lojtar”.

Tekniku portugez, megjithatë, i përzin kartat shpejt, duke njoftuar më pas se Eriksen do të jetë rregullisht në fushë kundër Saints: “Luan, pastaj do të ketë një ndeshje tjetër të shtunën e ndoshta do ta luajë edhe atë. Jemi në limitet tona, por po na ndihmon. Kundër Liverpool, jam dakord se nuk ka luajtur në mënyrën më të mirë e nëse më pyesni nëse ky është Eriksen më i mirë, duhet të jem i ndershëm e të them jo. Nuk jam idiot, e di që një lojtar në një situatë si kjo nuk jep dot në nivelet e tij më të larta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *