• |
ide | kryesore

Reporterët pa Kufij pro vendimit të Metës për të kthyer ‘paketën anti-shpifje’: Ishte një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median

Arkiva, Lajme, Të fundit



Reporterët pa Kufij kanë vlerësuar vendimin e Presidentit Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend paketën “Anti-Shpifje” të qeverisë.

Përmes një mesazhi në “twitter”, Reporterët pa Kufij shprehin vlerësim për këtë vendim të Metës, duke theksuar se kjo paketë shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.

“Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit Të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament 2 ligjet e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në mesazh.foto galeri



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *