• |
ide | kryesore

Tiranë, kalimtarët gjejnë një burrë në gjendje të rëndë tek liqeni artificial, 53-vjeçari ndërron jetë në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 18:00 tek “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një person, rreth 53 vjeç në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa kanë njoftuar urgjencën, ku një autoambulancë e dërgoi atë në spital. Ndonëse personit në fjalë iu dha ndihma e parë mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.

Të njëjtat burime pohojnë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë. Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Aktualisht grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e personit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu