• |
ide | kryesore

Traore “Bisha” i frikëson të gjithë Premier League: “Markova CR7, por më mirë atë sesa Adama”

Sport



Një fizik mahnitës, e cili nuk kalon pa u vënë re, por edhe një shpejtësi të çmendur, arma e vërtetë e fshehtë e shtëpisë. Adama Traore, anësori i Wolverhampton, po bëhet gjithnjë e më i famshëm. Çdo ndeshje “armët” e tij fizike e vënë në vështirësi mbrojtjet në Premier. Të fundit ishin ato të Newcastle. “Magpies” u kthyen nga Molineux me një pikë, pas barazimit 1-1, por dikush do ta kujtojë lojën për një dhimbje koke të madhe. Hollandezi Jetro Willems u gjend në të njëjtën fashë të lojtarit nga Mali dhe vetëm duke e kujtuar këtë … ende dridhet.

E ka shpjeguar në një intervistë për Northern Echo. Në fillim hollandezi e njihte kundërshtarin e tij vetëm nga fama. Tani mori provat e asaj që thuhej për futbollistin e Wolves…gjithcka ishte e vërtetë. “Kam luajtur kundër futbollistëve vërtetë shumë të fortë gjatë karrierës sime, por asnjë i shpejtë si Traore. Është i pabesueshëm, absolutisht përbindësh. E nuk është vetëm i shpejtë, por edhe shumë i fortë fizikisht. E quajnë njeriu më i shpejtë i futbollit dhe tani e di pse. Është e vërtetë. Më pëlqen të mendoj se jam mjaft i shpejtë, ose të paktën kështu besoja para se të luaja kundër tij. Por ishte një eksperiencë e paparë”.

E të mendosh që Willems është përballur me kampionë që janë legjendë tani. Si kur, në Euro 2012, Hollanda sfidoi Portugalinë e në krahun e lojtarit të Neëcastle ishte njëfarë CR7. Portugezi i ka bërë përshtypje, por… “Kam luajtur kundër Cristiano Ronaldo, që është i shpejtë, por jo kaq i shpejtë. Sigurisht portugezi është i fortë, por ndonjëherë më mirë të mbrosh kundër një lojtari kështu se një të shpejti si Traore”. Me pak fjalë, spanjolli i naturalizuar tremb më shumë… se një pesë herë Topi i Artë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *