• |
ide | kryesore

Vetëvendosje: Baton Haxhiu gënjen për takimet sekrete Thaçi – Kurti

Lajme, Të fundit

Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se gazetari Baton Haxhiu gënjen kur thotë se Albin Kurti ka pasur takime të gjata sekrete me Hashim Thaçin. Në një përgjigje thënë Gazetës Express, nga Vetëvendosje thonë se Presidenti Thaçi mund ta ketë angazhuar Haxhiun “që ta nxjerrë prej situatës”.

Zyra për media e VV-së thotë se Haxhiu është i gatshëm të gënjejë për ta ndihmuar presidentin Thaçi, i cili, sipas partisë së Kurtit ka dëshmuar se është i pafuqishëm.


“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit i gatshëm është të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, – ka thënë Arlind Manxhuka nga Zyra për Media e VV-së.

Kurti e Thaçi janë takuar për vetëm 4 minuta me 6 janar, kur fituesi i zgjedhjeve shkoi te presidenti për konsultime rreth formimit të Qeverisë. Kurti nuk ia dha emrin e mandatarit Thaçit, e ky i fundit i shkroi një letër për t’i kërkuar një emër që ta mandatojë për kryeministër. Vetëvendosje këmbëngul se është në dorë të saj të vendosë se kur t’i drejtohet presidentit.

Haxhiu tha këtë të hënë Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

“Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë. Ata e dinë se ç’ka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, – ka thënë Haxhiu. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. SI DUKET KUR MERO GELBAZA KELLIRA JA KA FUTUR KARIN NE BYTH BATON HAXHIUT E KA LENDUAR KEQ FARE NGA TRURI DHE PO THOT GENJESHTRA SE I KA THON MERO GELBAZA THUEJ KESHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu