• |
ide | kryesore

Video/ I dha Superkuoën, presidenti çmendet pas portierit të Real Madrid: “Courtois më i miri në botë”

Sport, Video



Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës e coi në shtëpi titullin e parë të sezonit. Blancos kanë triumfuar pas llotarive të penalltive kundër Atletico Madrid, duke iu falur aftësive reflektive dhe instiktive të portierit të tyre Thibaut Courtois.

Edhe presidenti i merengues Florentino Perez, duke folur për mediat, ka dashur të shprehë lumturinë e tij për suksesin: “Është një mënyrë për të nisur vitin shumë mirë, jemi të lumtur. Na është dhënë mundësia për të luajtur këtë turne, përfituam dhe dolëm fitimtarë”.

“Zidane? Shpresojmë që të vazhdojë të na japë fitore në finale. E dimë që tek penalltitë duhet të kesh edhe pak fat. Përgëzime Atléticos, ishte një rival i denjë. Courtois? E morëm sepse është portieri më i mirë në botë. është një nga arkitektët e fitores”.

Elozhet e numrit 1 Blanco kanë shkuar edhe për Federico Valverde, protagonisti i madh në fushë me ndërhyrjen që i kushtoi kartonin e kuq, por që ndaloi Morata të dilte i vetëm me portierin. Për mbrojtësin në fund të ndeshjes erdhi edhe cmimi si lojtari më i mirë: “Këtë vit Valverde po luan shumë mirë e të gjithë tifozët janë të lumtur për të. Nuk ka dyshim që ai veprim i dha mundësinë Real të vazhdonte lojën 0-0 e të shkonte tek penalltitë për të fituar trofeun”, përfundoi Florentino Perez.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *