• |
ide | kryesore

Ajër i pathithshëm në Australian Open, Jakupovic lë ndeshjen: “Nuk merrja dot frymë dhe u rrëzova”

Sport



Ashtu si ishte frika, në Australi emergjenca e zjarreve po godet edhe Australian Open. Për shkak të ajrit mbytës dhe tymit të provokuar nga vatrat e zjarrit janë ndërprerë momentalisht kualifikueset e turneut. Dalila Jakupovic është tërhequr nga ndeshja e saj me zviceranen Voegele pikërisht për shkak të një krize respiratore që e ka rrëzuar në gjunjë gjatë takimit. “Kisha frikë se më binte të fikët”, ka shpjeguar tenistja. “Nuk kam azëm e nuk kam patur kurrë probleme me frymëmarrjen – ka shtuar ajo -. Pas ndërhyrjes së fizioterapistit mendova që do shkonte më mirë, por nuk arrija më të merrja frymë dhe rashë përtokë”.

Pak a shumë ajo që i ndodhi edhe një kapësi topash, që humbi ndjenjat gjatë një ndeshje, apo në sfidën ekzibicionuese të Kooyong Classic të Melbourne mes Maria Sharapova e Laura Siegemund, ndërprerë pikërisht për shkak të ajrit të pathithshëm. Ish-numri 1 Atp luftoi kundër tymit dhe nxehtësisë, por pastaj në setin e dytë ndeshja u anullua me rezultatin 5-5 pikërisht për shkak të kushteve të këqija të ajrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *