• |
ide | kryesore

‘Bëmat’ e gjyqtares që liroi Endrit Doklen, nxorri nga burgu edhe Ilir Pajën e Genc Tafilin

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu ish ‘kapon’ e bandës famëkeqe të Durrësit, Endrit Dokle. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Por nuk është vetëm ky vendim skandaloz i kësaj gjyqtare. Ajo ka dhënë vendime në favor edhe të të tjerë personave me precedentë penalë. Kujtojmë këtu lirimin nga burgu të Ilir Pajës dhe Genc Tafilit. Po kështu ajo ka liruar nga burgu edhe djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ndër bëmat e saj, Hoxha numëron edhe njohjen e viteve të punës që 5-vjeç të një të pandehure.

Ilir Paja 


Një tjetër i dënuar u liruar nga firma e Hoxhës është edhe Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “UFO”. Paja u lirua 1 vit para se dënimi i tij të përfundonte. Ilir Paja është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Disa vite më parë në një ngjarje të rëndë të ndodhur tek farmacia 10 në Tiranë, Ilir Paja i arratisur nga burgjet italiane tentoi të ekzekutonte një efektiv policie, i cili kishte shkuar ta arrestonte në vitin 2008.

Lidhur me rastin Këshilli i Lartë i Drejtësisë asokohe nisi verifikimin për rastin. Por Hoxha në mbledhjen e 15 prillit të vitit 2014. Ministri i Drejtësisë i asaj kohe Nasip Naço ka kërkuar fillimisht shkarkimin e gjyqtares dhe largimin e saj nga trupa gjyqësore shqiptare, por në një mbledhje të zhvilluar me dyer të mbyllura u ndryshua kërkesa dhe u mor një vendim paralajmërues.

Genc Tafili 

Genci Tafili ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Shkodrës. Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000. Tafili është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar për vrasje. Prokuroria e cilësoi vendimin në kundërshtim të hapur me ligjin. Sipas organit të akuzës, ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.

Por gjyqtarja e Krujës nuk e ka marrë parasysh këtë fakt dhe ka urdhëruar lirimin e tij. Ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni kërkoi shkarkimin nga detyra. Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate. Hoxha ia hodhi sërish një masë disiplinore.

Rexhep Rraja

Enkeleida Hoxha është gjithashtu gyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, i cili tha se për qeverinë që ai drejton të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

 

E pandehura ‘punësohet’ që 5 vjec

Në vitin 3 nëntor të 2017, gjyqtarja Enkeleida Hoxha u rikthye në qendër të vëmendjes me një tjetër skandal. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqesor të Krujës nëpërmjet një vendimi vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana

 

13 Comments

  1. Po hiqeni kete idiote sa pa i vene zjarrin sistemit. Kjo cmendarake edhe shkollen e magjistratures e ka marr me mik dhe tani ngeli duke bere thagma

  2. Mbasi drejtësia nuk funksionon, uroj që vetëgjyqsia të vërë në vend drejtësinë e munguar dhe të shpartalluar me të ashtuquajturën Reformê vetingashe sorosiane dhe me drejtues institucionesh nga koha e Tarrasit.

    1. boll bere propagand bajat. kesaj akoma si ka ardh rradha per vetting se do ishte sharkuar pa hyr ke porta. kjo eshte gjykatese plepash.

      1. Po per ty o komentues i mavijosur qe ste pelqen propaganda si shpjegohet qe ne kohen e Berishes me keta gjyqtaret”e plepave” te gjithe keta tipat hyne brenda dhe ne kohen e Psikopatit dolen jashte? A po pas vetingut SPAKUT po pret ANTIKCK-ne?

        1. kush paska hyr brenda sipas teje. a je ne terezi apo jo. dhe mos me thuaj mua i mavijosur se ta mavijos pidhin e mamas e te motres, fisqir. ik ha suflakun dhe mbytu, baxhell.

          1. Ti mut shkon dhe i ha mutin atij komentuesit që tu përgjigj me argumenta e jo me sharje tipike mavi.

            Biles ua ha mutin edhe Pd kur të vijë në pushtet mjafton që ti të parrazitosh duke ju lëpirë të pushtetshmëve.

          2. Pergjigjen ta ka dhene ky zoteria ketu poshte por megjithate nje porosi po ta jap. Merr sufllaqet me vete kur te nisesh tek une se ke nja 9mije km per te bere. Rrugac i kuq

        2. ik ore loqe. keta i fusin brenda qe tu marrin ca para per ti nxjerr. jan te njejtet qe kan qen ne kohen e berishes keta gjuqtare, keshtu qe bolla vazhdove te na hapesh barkun me karlliqe.

  3. Eh …sa do vriten me kete mut drejtesie dhe gjyqtaresh qe kemi.Ku leshojne kriminelet nga burgu kundrejt -parase-.Po fati i tyre eshte shkruar plumbin kane ne koke .Ate qe nuk e ben drejtesia e zgjidh -Vet-gjyqesia-.Megjithe ate duan plumbin dhe keto baxhellat te ashtu quajturagjyqtare qe po e menderosi sistemin e drejtesise.

  4. reforma ne drejtesi po jep frytet e shume pritura nga perversi , qe te krijoi skaljonet e zjarrit se zgjedhjet po afojne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu