• |
ide | kryesore

Dëmet nga tërmeti, 40 të shoqëruar në polici, mes tyre edhe ish-zyrtarë të Bashkisë Vorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një megaaksion është ndërmarrë sot nga policia e Tiranës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që shkaktoi vdekjen e 51 personave. Raportohet se janë shoqëruar rreth 40 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ndërsa aksioni është shtrirë në Vore, Kashar dhe Farkë.

Po ashtu raportohet se në polici është shoqëruar ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë Vorë, Luan Beta si dhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë një aksion i ngjashëm i zhvillua në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues. Tërmeti i 26 nëntorit përveç viktimave, shkaktoi dëme të frikshme, ku qindra persona u plagosën dhe mbetën pa shtëpi. Të ndaluarit akuzohen për abuzim me lejet e ndërtimit.



11 Comments

  1. PO ÇA FAJI KA NJE KRYETAR BASHKIE APO SHEF URBANISTIKE PER OBJEKTET E RENA NGA TERMETI ?
    ATEHERE PSE NUK ARRESTOHET EDI RAM ERJON VELIAJ , GJUSHI DHE BUSHI I KRUJES ?
    GJOBEVENIA VETEM SA U SHTUA ME KETE VETING .

  2. Po luanit i tako. Se ai asht kryehaiduti i vores. Se me nji leja me kerkoi 6600 eura. Un nuk ja dhash ma nciu jeten deri sa mi mori 1000 dhe shpija hala nuk ka dokumenta. Kjo asht shqiperija qe duan

  3. Ç’hyne kryetari i bashkise ketu? Po drejtori i urbanistikes ? Atehere çduhet bere me Gjushin ? Po Ramen ? Po Fiqon e Vores ? Po Bushin dhe Veliajn qe ju rane shkollat e sapondertuara?

  4. Mish i fresket per drejtesine e re dhe te pagabushme te dale nga vetingu .
    Gjobevenesa ishin , gjobevenesa ngelen . Gjithmone fiton kusari dhe jo fshatari .

  5. Vangjush Dako shembi gjysmen e durrsit dhe rrin han karkaleca me Ramen, Ne Farke asnje pallat i demtuar dhe shkojn arrestojn Fatbardh Plakun, kjo esht drejtesia Rames

  6. Ne Vore duhet te shkonte edhe Fiqo ne burg se pa bekimin e tij nuk behej asnje leje ndertimi abuzive. Te gjitha lejet per prishje muresh ne katet e para te pallateve per ti pershtatur per pallat jane bere duke paguar nga 5000-10000 euro Luan Beten qe pastaj keto i conte tek Fiqo . Me sa duket kryeministri i ka lidhur fijet ngushte me Fiqon dhe nuk e do ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *