• |
ide | kryesore

Guardiola zgjedh: Lautaro ose Kane për të zëvendësuar Aguero

Sport



Sergio Aguero është futur në librat e rekordeve këtë fundjavë, duke u bërë shënuesi më i mirë i huaj në Premier League me tregolëshin e shënuar përballë Aston Villa. Sulmuesi argjentinas ka kaluar në këtë mënyrë Thierry Henry dhe ka vënë në shënjestër 187 golat e Andy Cole, gjithnjë nëse do të vazhdojë karrierën në ishull.

Sulmuesi 31 vjecar gjithnjë e ka bërë të qartë se ka ndërmend të mbyllë karrierën në Argjentinë, tek Independiente. Kontrata e tij me Manchester City përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, në verën e vitit 2021. Pikërisht për këtë motiv Citizens, që janë të gatshëm ta lënë të lirë me parametër zero qendërsulmuesin e tyre, po ndjekin me kujdes profilet e Harry Kane e Lautaro Martinez si zëvendësues të mundshëm të ‘Kun’.

Guardiola është tipiku i trajnerit që preferon të luajë pa një sulmues qendre prolifik. Në këtë mënyrë, Lautaro i Inter i përshtatet më tepër lojtarit që ka në mendje spanjolli, edhe pse është e qartë që duke patur në skuadër një si Gabriel Jesus, asgjë nuk e nxiton City në zgjedhjen e tij. Megjithatë, një goleador si Kane askush nuk do ta refuzonte. Cështja është se për Kane duhet të bësh luftë me Mourinho dhe kjo nuk është e këshillueshme. Por, për të dy lojtarët, Manchester City ka likuiditetet e duhura për ti vënë si Inter ashtu dhe Tottenham me shpatulla pas murit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *