• |
ide | kryesore

Hajdutët e shtëpive shkojnë në Francë: Marquinhos është i pesti tek Psg

Sport



Grabitjet në shtëpitë e futbollistëve, kur ata nuk janë brenda në ditët e sotme është një strategji shumë e përhapur tek keqbërësit. Idea për të vënë duart tek pasuritë e një lojtari tërheq shumë edhe në Francë, ku Psg po përjeton një emergjencë që po terrorizon skuadrën. Sipas asaj që bën të ditur shtypi francez, Marquinhos është lojtari i pestë i Psg që është vënë në shënjestër të hajdutëve. Keqbërësit kanë përfituar nga impenjimet profesionale të brazilianit në sfidën mes Psg e Monaco, duke sulmuar shtëpinë e mbrojtësit në komunën Le Vésinet. Sipas l’Équipe, katër persona me kapuc kanë provuar të futen brenda, por janë pikasur nga roja i sigurisë që ka thirrur menjëherë policinë, ndërsa hajdutët janë larguar nga dalja e pasme

Në pritje të zhvillimeve për cështjen, në dhomat e zhveshjes së Psg kanë nisur të bëjnë llogari: me Marquinhos janë bërë pesë lojtarët që kanë pësuar grabitje. Në muajt e fundit janë sulmuar banesat e Eric Choupo-Moting, Thiago Silva, Dani Alves e Layvin Kurzaëa. Vjedhja në shtëpinë e Choupo-Moting i takon 2018, në kohën kur lojtari luante në fushë: hajdutët dolën me më shumë se gjysëm milioni vlerë bizhuterish. Vila e Thiago Silva në Montmorency u grabit duke i marrë dyfishin e vlerës. Në krahasim me shokët, Marquinhos mund ta quajë veten me fat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *